Vuçiç: Kurti në Tetovë promovoi 'Shqipërinë e Madhe', u prezantua si kryeministër i gjithë shqiptarëve

13 Gusht 2023, 13:00Rajoni TEMA

Vuçiç: Kurti në Tetovë promovoi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.

Sipas medias ‘Koha’, Vuçiç tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është “skandaloze”.

“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka reaguar edhe për emërimin e Ragmi Mustafit si këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se “Prishtina me para e gjëra tjera po vë nën kontroll edhe Shaip Kamberin dhe ka ‘marrë’ Ragmi Mustafin”.

“Këto janë gjëra shqetësuese, po të mos ishim aq të fortë ushtarakisht, aq herë më të fortë në aspektin e teknologjisë, armëve dhe gjithçka tjetër, a e dini sa herë Kurti do ta kishte sulmuar çdo pjesë të Serbisë?

Shikoni ideologjinë e tij, ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, e pyetja është se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se “përpjekjet e Kurtit për të të krijuar trazira, po marrin mbështetje të heshtur nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Ne duhet të përpiqemi të mbrojmë popullin dhe vendin tonë, të ruajmë paqen, të pranojmë kompromise, të bëjmë lëshime kur është e mundur, por gjithmonë ta forcojmë ushtrinë tonë”, tha Vuçiç.

3 Komente

  1. R
    Roberto

    Kurti nuk perfaqeson dot veten e jo me te perfaqesoje Shqiptaret. Kurtit i ka mbaruar karburanti dhe shpejt do mbetet si cope muti ne mes te rruges.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lisi

      Mbeturinat sllavo mongole le të lehin ...karavin çan përpara...

      Përgjigjjuni
      1. b
        bashkimi për drejtësi

        Lojë e pistë e Vuçiqit dhe Kurtit për të zgjatë krizën dhe për të mos arrit marrëveshje. Vuçiq shkon në Bosnje, Mal të zi, Kosovë e Maqedoni për Serbi të madhe ky tjetri - Kurti në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Luginë të Preshevës për Shqipëri të madhe!. Këta bëjnë veprime të njëjta me vetëm një dallim; r Shqipëria nuk projekt për Shqipëri të madhe por qytarët e përndjekur kërkojnë të drejtat e tyre sepse dihet se nga viti 1878 e në veçanti nga 1912 Serbia beri spastrimin etnik nga 2/3 territorit të banuar me shqiptar. Regjimi serb ka me dhjetëra Projekte për Serbi të madhe - hegjemoniste si ky fundit Operacioni "Potkoji" për spastrimin e Kosovës dhe Yllirides nga shqiptareve në ish Jugosllavi. Këta dy autokrat po qëndrojnë në pushtet me parulla populiste. Për ketë shkak bashkësia ndërkombëtare po e izolon dhe po i vënë sanksione Kosovës së varfër por po vepron keq me ledhatime të Serbinë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje