
Gazetarët ukrainase Liudmyla Lukianchenko dhe Tetiana Kraselnykova që janë strehuar në Kosovë thonë se njohja e Kosovës nga Ukraina është çështje kohe.
“Unë vlerësoj se është thjesht çështje e kohës që Ukraina ta njohë Kosovën, sepse dhe Ukraina e ka gjetur veten në një pozitë të tillë”, tha Lukianchenko në një intervistë për Ekonomia Online.
“Po përmend rastin e Krimesë e cila u morr nga ne në vitin 2014. Gjithashtu, mund të rikujtoni se si ishte situata në prag të luftës, kur edhe të gjitha vendet evropiane lejuan në heshtje agresionin e Rusisë në Ukrainë”.
Por, ajo thotë se “megjithatë tani jemi në kohë lufte dhe jemi duke u marrë me çështje krejtësisht tjera, kryesisht duke bindur partnerët tanë se nuk jemi ne pala që po e shkakton konfliktin”.
Edhe gazetarja tjetër nga Ukraina Tetiana Kraselnykova, është e bindur që njohja e Kosovës nga Ukraina do vije shumë shpejt.
“Unë pajtohem plotësisht me çka tha kolegia ime. Vetëm koha do të tregojë. Nuk mund ta dimë kurrë çfarë do të ndodhë të nesërmen apo edhe pak minuta më vonë. Desha t’i krahasoj ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe të Ukrainës, të dyja kanë të kaltër dhe të verdhë në to”, theksoi Kraselnykova.
“E vetmja gjë që dija ishte se në Kosovë kishte ndodhur një luftë dhe kur u tregova familjarëve të mi që po lija Ukrainën të vija këtu, tingëllonte si të lija një luftë e të shkoja në një tjetër, se meqë ka pasur luftë këtu, mund të jetë e rrezikshme të qëndroja këtu”, shtoi ajo.
Në kuadër të programit “Gazetarët në Residencë”, program ky i financuar nga Qeveria, në Kosovë që prej fillimit të fillimit të luftës në Ukrainë kanë ardhur disa gazetarë.
Ky program është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në.
Lini një Përgjigje