
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në SHBA. Një sulm me armë zjarri brenda një salle lojërash dhe një restoranti ka lënë të vrarë 22 persona dhe mbi 60 të tjerë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Lewiston, Maine. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë dhe të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është kapur.
Forcat e policisë kanë publikuar fotografitë e të dyshuarit.
Policja shqiptare Erida Caudill në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania theksoi se autori i masakrës së ndodhur ditën e djeshme në SHBA, nuk ishte instruktor armësh, teksa shtoi se ka qenë i shtruar në një spital.
“Ai nuk ka qenë instruktor armësh. E kanë konfirmuar se ka qenë i shtruar në spital. Por ende asgjë nuk është konfrimuar konkretisht”-tha ajo.
Çlidhje ka policia shqiptare me këtë ngjarje??? Sa injorancë ka mes nesh!!!