Një njoftim i fundit i Shtëpisë së Bardhë e ka tronditur opinionin publik, pasi deklarohet se Rusia po i ekzekuton të gjithë ata ushtarë në frontin e luftës, të cilët refuzojnë të zbatojnë urdhrat në ofensivën e re kundër Ukrainës.
Kështu është bërë me dije përmes një komunikate për shtyp nga Washingtoni, lidhur me luftimet që vijojnë në Ukrainë.
Një përgjigje nga pala ruse ndërkaq ende mungon.
Rusia, pas një kundërofensive ukrainase deri diku të çalë gjatë pranverës dhe verës, është rikthyer në sulm në lindje dhe jug të Ukrainës, ku po përpiqet të marrë sërish territor me vlerë.
Forcat tokësore janë shtuar në vija të ndryshme luftimesh, përfshi edhe një furnizim të ri me armatime.
Nga ana tjetër, Ukraina po mbrohet me ndihmat e radhës nga SHBA-të dhe Evropa, ku përfshihen mjete luftarake të teknologjisë së lartë, tanke, si edhe municione të ndryshme me rreze të gjatë veprimi.
Paralelisht, lufta e shpërthyer mes Izraelit dhe Hamasit e ka lënë disi në hije frontin e Ukrainës dhe vëmendje jo vetëm mediatike, por edhe ajo e shteteve, është e ndarë në dysh tashmë, ku përfituese kryesore është Moska, e cila po e zgjeron fushatën ushtarake në vendin fqinj.
Po ricickloni genjeshtrat.. Skeni me.material. Pastaj si.shkoi kunder ofensiva ukrainasve? CA them dhe un,Ukraina ska me as ushtri. Keta amerikanet e "ndershme" ,do mbrojne vrasjen e civileve te pafajshem ne Palestine,apo CNE?.hipokrizia amerikane....
Cako, je edhe me nazistet edhe me ushtrine e kuqe . Vetem nje monster si ty mund te adhuroj gjithcka anti jewish. Tani adhuron kanibalet e hamasit. Kanibalet qe prene koka femijesh. Kriminel !!!