Orban: Jemi krenar që kemi komunikim me Moskën, ndryshe nuk ka mundësi për paqe

26 Tetor 2023, 16:17Bota TEMA

Orban: Jemi krenar që kemi komunikim me Moskën, ndryshe nuk ka

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha këtë të enjte se është krenar që komunikon me Moskën, ndonëse diçka e tillë i zemëron liderët e Bashkimit Evropian.

Ai është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, muajin e kaluar.

“Ne i kemi të hapura të gjitha linjat e komunikimit me rusët. Përndryshe, nuk do të ketë asnjë mundësi për paqe”, u ka thënë Orban gazetarëve, para takimit të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Kjo është strategji, dhe ne jemi krenarë për këtë gjë”.

Orban ka thënë se Hungaria është e vetmja që flet “në emër dhe në të mirë të paqes, e cila do të jetë në interes të të gjithëve në Evropë”.

Orban, i cili mban lidhje me Moskën, i ka shtrënguar duart me Putinin gjatë një takimi në Pekin, më 17 tetor, në të cilin është diskutuar për bashkëpunim në energji.

Një takim i tillë i Putinit me një lider evropian ka ndodhur rrallë, prej luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Lideri hungarez ka folur hapur kundër sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës, si përgjigje ndaj nisjes së luftës.

 

4 Komente

  1. P
    Putleri si Hitleri

    Edhe me Hitlerin kanë nënshkruar marrëveshje për paqe por dihet si shkoi puna!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ke fillu me kopju erdoqënin o orbi??tu deshën 600 e kusur ditë që ti mësoje përmëndësh këto fjalë?hy beqir muti,do ti shkosh pas putës sapo të marrë fund!nuk i haron kush bqirët si ti!!

      Përgjigjjuni
      1. l
        lani

        2 halet e qelbura

        Përgjigjjuni
        1. l
          lani

          orban budalli shikoj floket si i mban hahaha LOL

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje