Sllovakia pezullon dërgimin e ndihmave ushtarake në Kiev

26 Tetor 2023, 13:03Bota TEMA

Sllovakia pezullon dërgimin e ndihmave ushtarake në Kiev

Kryeministri i ri i Sllovakisë, Robert Fico ka njoftuar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke kufizuar ndihmën e Bratislavës për Kievin në “ndihma humanitare dhe civile”.


“Ne e konsiderojmë ndihmën për Ukrainën si ndihmë ekskluzivisht humanitare dhe civile, ne nuk do të furnizojmë më me armë Ukrainën", tha Robert Fico një ditë pasi u emërua kryeministër.

Partia e majtë, populiste Smer e Robert Fico fitoi zgjedhjet në shtator me premtimet për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake për Ukrainën, për të goditur imigracionin dhe për t’i dhënë Sllovakisë një politikë të jashtme “të pavarur”, raporton The Guardian.

Robert Fico drejton një koalicion qeveritar me tre parti që përfshin gjithashtu HLAS (Partia Social Demokratike) dhe SNS (Partia Kombëtare Sllovake) pro-ruse e ekstremit të djathtë.

2 Komente

  1. N
    Noci

    Si ka mundesi qe nje pale zgjedhje ne nje shtet te BE ,kthejne politiken e jashtme te atij shteti ne kundershtim me politiken europiane dhe sidomos nje shtet si Sllovakia qe me shume merr se jep ne BE.E njejta gje me Hungarinë.Me siguri ndonje sanksion do te kene se keshtu eshte rrumpalle

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eduarti , emigrant ne Canada

      Nuk eshte keshtu sic e interpretoni kur shkruani se Slovakia me shum jep se sa mer ...kjo qe motoja e populisteve britanike dhe per kete u larguan ....duke u bere gjithmone e me teper grindavece me shtete e dobeta dhe te vogla me teper marin nga ne ( thoshin nga ne se ishin ne Union atehere ) investime por dhe kontribute , se sa japin ne Union .....nejse Cdo shtet eshte i detyruar te paraqese ne EU Gross Domestik Produkt in e tij vjetor , dhe ne baze te ketyre te dhenave del se sa duhet te paguaj ne BE cdo shtet anetar....keto jane te zgjidhura dhe nuk hyn paqartesia ....kurse sa per te tjerat se si Sllovakia devijon nga vija qe ndjek Unioni ndaj Ukraines ....eshte ceshtje qe duhet ta diskutoj Unioni , gjithsesi kam idene qe ata , dmth Sllovakia po zbaton pik per pik programin e saj te dhene para zgjedhjeve ...Se sa efikas do jete eshte tjeter gje , se sot te tjeara thuahen e te tjera behen ....psh z Meloni kishte te tjera mendime para zgjedhjeve dhe komplet te tjara pas tyre ....duhet pritur se si so veproje me tej Sllovakia ....se besoj sa ka forcen te dale kundra Unionit ....tung

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje