Izraelitët në protestë, vendosin fotot e pengjeve të Hamasit në karrige: Sillini në shtëpi

26 Tetor 2023, 15:26Bota TEMA

Izraelitët në protestë, vendosin fotot e pengjeve të Hamasit

Një protestë e pazakontë është zhvilluar nga izraelitët jashtë selisë evropiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës.

Ata kanë protestuar për lirimin e 224 personave të mbajtur peng nga Hamasi në Rripin e Gazës, shkruan BBC.

Protestuesit vendosën 200 karrige, ku në secilën prej tyre kishin vendosur foto të pengjeve që po mbahen nga Hamasi.

“Sillini në shtëpi”, thuhej në një ndër pankartat në protestë.

Lini një Përgjigje