24 orë nga përfundimi i afatit të ultimatumit të Trump, Irani paralajmëron hakmarrje ndaj çdo sulmi ndaj sektorit të tij të energjisë

23 Mars 2026, 08:20Bota TEMA
24 orë nga përfundimi i afatit të ultimatumit të Trump,

Irani ka paralajmëruar një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit, duke deklaruar se do të hakmerret ndaj çdo sulmi që synon sektorin e tij energjetik. Në një deklaratë të publikuar, Garda Revolucionare Islamike thekson se çdo goditje ndaj infrastrukturës energjetike iraniane do të pasohet me sulme ndaj termocentraleve në Izraeli ose ndaj objekteve që furnizojnë me energji bazat amerikane në vendet fqinje.

“Ne jemi të vendosur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi në të njëjtin nivel”, thuhet në reagim, duke shtuar se nëse forcat amerikano-izraelite godasin sistemin energjetik të Republikës Islamike, atëherë ne do të godasim objektiva të ngjashëm.

Paralajmërimi vjen pasi Trump kishte kërcënuar më herët se termocentralet iraniane mund të bëhen objektiv, nëse Teherani nuk rihap plotësisht Ngushtica e Hormuzit brenda 48 orëve.

Lini një Përgjigje