Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca nuk mund të konfirmojë për momentin pretendimet e Izraelit se Irani zotëron raketa të afta për të goditur kryeqytete evropiane.Deklarata vjen pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan të shtunën se Irani tashmë ka në dispozicion raketa që mund të arrijnë qytete si Londra, Parisi dhe Berlini.
Në një intervistë, Rutte theksoi se NATO është duke i shqyrtuar këto pretendime, por nuk ka ende prova që i konfirmojnë ato.
Ai shtoi se, nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, kjo do të përbënte një tjetër dëshmi për rëndësinë e masave të ndërmarra nga aleatët për sigurinë ndërkombëtare.
Megjithatë, sipas tij, ajo që dihet me siguri është se Irani është shumë pranë arritjes së këtij kapaciteti raketor.
Rutte shtoi se NATO është ende duke vlerësuar nëse këto aftësi përfshijnë edhe objektiva specifike, si baza britanike në Diego Garcia.
Në përfundim, ai nënvizoi se, pavarësisht nëse pretendimet aktuale janë të sakta apo jo, Irani mbetet shumë pranë zotërimit të raketave me rreze të tillë veprimi.
A e dini se pse e zgjodhen Amerikanet kete njeri si sekretar te Natos ?Pse ky cka thot per 90% jan genjeshtra ky e genjeu Hollanden per 13 vite me radhe ku e mer ky te drejten te flasi per raketat e Iranit se mberine deri ne Evrope ky nuk din asgje per armet ndoshta per armet e femijve ky ishte nji mesimdhenes ne shkollen fillore por i dipllomuar per genjeshtra dhe mori postin e sekretarit te Natos.
E dashka me prove ky pedo hollandezi.
Zoti mesues, mos shko me ate, se ai eshte spiun. Tha Coli Nuk Kane si te terheqin europen ne planet e tyre dhe nxjerrin lajme te rreme. Deri dje thane qe e shkaterruan Iranin dhe programet berthamore, kontrollojne qiejt e Iranit etj, sot Iraninianet paskan harritur te kene raketa me rreze te gjate veprimi. O Mish, o peshk, se u doli boja o shoku.