Washington Post: Rusia planifikoi atentat të rremë ndaj Orbanit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve

22 Mars 2026, 16:10Bota TEMA

Washington Post: Rusia planifikoi atentat të rremë ndaj Orbanit

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë ka propozuar organizimin e një atentati ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban, me qëllim përmirësimin e rezultateve të tij në zgjedhjet parlamentare të prillit, shkruan The Washington Post duke iu referuar informacionit nga një shërbim inteligjence evropian.

Gazeta Washington Post raportoi se muajin e kaluar një njësi nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, SVR , kishte ngritur alarmin për një rënie të ndjeshme të mbështetjes publike për Viktor Orbán përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Një raport i brendshëm nga operativët rusë, i siguruar nga shërbimi i inteligjencës evropiane, tha se është e nevojshme të zbatohet një strategji e aftë të “ndryshojë rrënjësisht të gjithë paradigmën e fushatës zgjedhore” duke organizuar një “përpjekje për vrasje” të Orbanit.

“Një incident i tillë do ta zhvendosë perceptimin e fushatës nga sfera racionale e çështjeve socioekonomike në një sferë emocionale, ku temat kryesore do të bëhen siguria shtetërore dhe stabiliteti e mbrojtja e sistemit politik”, thuhet në raportin për njësinë kryesore të SVR-së për operacionet e ndikimit politik, Drejtoria MS, ose Departamenti i Masave Aktive.

Deri më tani nuk ka pasur sulme fizike ndaj Orban. Megjithatë, faktet e paraqitura tregojnë se sa të larta janë rreziqet për Rusinë në zgjedhjet hungareze.

Orbán ka mbështetur vazhdimisht interesat e Moskës brenda BE-së dhe NATO-s dhe aktualisht po përdor veton e tij për të bllokuar ndihmën financiare jetike për Ukrainën. Zëdhënësi i Orban, Zoltán Kovács, nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi raportin e SVR-së, ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhje apo lidhjet e kryeministrit me Moskën. N

4 Komente

  1. L
    LORA

    Tepke me "atentatin" ndaj kokdyllit te White House.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      Fake news nga gazeta e Jeff Bozos

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sala

      O zot ku ka perfunduar nje gazet qe kishte reputacion ne bote e boton kete maskaradhek,turp dhe I referohet halabakve qe jane bere si qenje rrugesh duke shpifur e kurdis mashtrime dhe euvropa nderton politikat sipas informacioneve ketyre halabakve

      Përgjigjjuni
      1. A
        Antonio

        A s'bene te njejten gje me Donaldin?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje