Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave dhe panik mes banorëve.
Ngjarja ndodhi në rrugën Via Tavagnasco, ku sipas dyshimeve paraprake, shpërthimi i një bombole gazi shembi një pallat dhe se nga fuqisa e shpërthimit u prekën edhe të paktën tre banesa.
Si pasojë e shpërthimit, muret e ndërtesave u shkatërruan plotësisht, ndërsa inertet dëmtuan edhe disa automjete të parkuara pranë. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe arritën të nxjerrin dy persona nga rrënojat përpara mbërritjes së shërbimeve të emergjencës.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, pasi ka ende dyshime se persona të tjerë mund të jenë të bllokuar nën rrënoja. Ndërkohë, rreth 70 banorë janë evakuuar dhe po qëndrojnë jashtë banesave të tyre për arsye sigurie.
Te "falenderojne" Iranin qe ka bllokuar eksportet e gazit nga vendet e Lindjes se Mesme qe furnizojne Italine e dhe Perendimin, qe te mos kete me shperthime dhe shembje pallatesh e banesa.
Bombel gazi te shembi 3 pallate?Si duket ka qene e mbushur me C4