Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

22 Mars 2026, 12:35Bota TEMA
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një kantier ndërtimi në Acton, Londër, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën, pasi ka rënë në një bosht ventilimi.

Mësohet se bëhet fjalë për 19-vjeçarin Renols Lleshi, po ndihmonte në çmontimin e skelave në kopshtin e çatisë në katin e 12-të të një pallati në ndërtim, në zonën e Ark Soane Academy në Mill Hill Road.

Sipas mediave britanike, i riu shkeli mbi një bosht ventilimi, duke e bërë të binte gjashtë kate poshtë, çka i shkaktoi vdekjen.

Autoritetet britanike kanë kontaktuar se hapësira ishte mbuluar vetëm me një fletë kartoni gipsi dhe shkumë çatie, masa këto të pamjaftueshme sigurie.

Ndërsa më tej u zbulua se inspektimet rutinë të objektit nuk përfshinin zonën e kopshtit të çatisë, duke bërë që rreziku të mos identifikohej dhe asnjë paralajmërim të mos i jepej ekipit të skelave.

1 Komente

  1. N
    Ngshellime gjyna !

    Ho Zote i madh .. Ngushellime Familiareve dhe shoqerise.. Fatekeqesi gjyna kaqe i ri ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje