Teherani i gatshëm të bashkëpunojë për sigurinë e lundrimit në Gjirin Persik

22 Mars 2026, 11:05Bota TEMA
Teherani i gatshëm të bashkëpunojë për sigurinë e

Ali Mousavi, përfaqësuesi i Iranit në Organizatën Ndërkombëtare Detare të OKB-së, tha sot se Teherani është gati të bashkëpunojë me IMO-në për të përmirësuar sigurinë dhe për të mbrojtur marinarët në Gjirin Persik, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Mehr.

Sipas Mousavi-t, Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për lundrim, me përjashtim të anijeve të lidhura me “armiqtë e Iranit”, ndërsa shtoi se tranziti përmes Ngushticës është i mundur nëpërmjet koordinimit me Teheranin për rregullimet e sigurisë.

“Diplomacia mbetet përparësia e Iranit. Megjithatë, një ndërprerje e plotë e agresionit, si dhe besimi dhe siguria e ndërsjellë, janë më të rëndësishme”, theksoi iraniani, duke denoncuar se sulmet izraelite dhe amerikane janë “rrënja e situatës aktuale në Ngushticën e Hormuzit”.

Lini një Përgjigje