Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas lajmit të publikuar sot nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, duke mohuar se është marrë një vendim për revokimin e statusit të përkohshëm ligjor të 240,000 ukrainasve që ikën në SHBA pas fillimit të luftës.
Më herët sot, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se masa mund të vijë në prill dhe mund të çojë në deportimin e ukrainasve.
Por në një postim në X, sekretarja e shtypit Karoline Leavitt e quan këtë “lajm të rremë” dhe thotë se “asnjë vendim nuk është marrë në këtë moment”.
Sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, shumica e ukrainasve të regjistruar në programin e Statusit të Mbrojtur të Përkohshëm (TPS) erdhën në SHBA në kohën e Bidenit.
Nuk mund të bësh politikë, me jetët e njerëzve.
Shtëpia e "zezë" e turpit të SHBAsë për shekujt e ardhshëm.
Mjaft me, deportoini ne Ukraine dhe te shkojne ne frontin e luftes, “atdhetare” nga Florida, New York e me rradhe jane largur nga vendi i tyre 10 milion vete.
Do te ishte lajm i mire per Ukrainen sikur te ishte e vertete. Hane, pijne she bejne qejf dhe Ukrainen t’a mbrojne shtetet e tjera.
Tavarish muzhik genje per toke.
Shtepija e bardhe eshte kthyer ne nje shtepi nastradinesh qe çfar thone sot nuk thone neser,,