6 shtete nismë për hapjen e Hormuzit: Të gatshëm për të kontribuar në kalimin e sigurt të naftës në Ngushticë

19 Mars 2026, 15:46Bota TEMA
6 shtete nismë për hapjen e Hormuzit: Të gatshëm për

Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia kërkojnë moratorium të menjëhershëm global për sulmet ndaj infrastrukturës civile, përfshirë instalimet e naftës dhe gazit, duke deklaruar gjithashtu qëllimin e tyre për ta rihapur atë.

Teksti i deklaratës së përbashkët:

Dënojmë me forcën më të madhe sulmet e fundit të ndërmarra nga Irani kundër anijeve tregtare të paarmatosura në Gjirin (Persik), sulmet ndaj infrastrukturës civile, përfshirë impiantet e naftës dhe gazit, si dhe mbylljen de facto të Ngushticës së Hormuzit nga forcat iraniane.

Shprehim shqetësimin tonë të thellë për përshkallëzimin e konfliktit. I bëjmë thirrje Iranit të ndalojë menjëherë kërcënimet, vendosjen e minave, sulmet me dronë dhe raketa dhe çdo përpjekje tjetër për të bllokuar ngushticën për lundrimin tregtar, si dhe të përputhet me rezolutën 2817 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Liria e lundrimit është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare, edhe sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit. Pasojat e veprimeve të Iranit do të ndihen nga njerëzit në çdo pjesë të botës, veçanërisht nga më të pambrojturit.

Në përputhje me rezolutën 2817 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, theksojmë se ndërhyrje të tilla në lundrimin ndërkombëtar dhe ndërprerja e zinxhirëve globalë të furnizimit me energji përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në këtë kuadër, kërkojmë një moratorium të menjëhershëm global për sulmet ndaj infrastrukturës civile, përfshirë instalimet e naftës dhe gazit.

Shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në përpjekjet e duhura për të garantuar kalimin e sigurt përmes Ngushticës. Mirëpresim angazhimin e vendeve që po vijojnë me planifikimet përkatëse përgatitore.

Mirëpresim vendimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për të autorizuar një çlirim të koordinuar të rezervave strategjike të naftës. Do të ndërmarrim masa të tjera për të stabilizuar tregjet e energjisë, përfshirë bashkëpunimin me disa vende prodhuese për të rritur prodhimin.

Gjithashtu, do të angazhohemi për të ofruar mbështetje për vendet më të prekura, edhe përmes Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Siguria detare dhe liria e lundrimit janë në dobi të të gjitha vendeve. I bëjmë thirrje të gjitha shteteve të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe të mbrojnë parimet themelore të prosperitetit dhe sigurisë ndërkombëtare.

6 Komente

  1. D
    Detari

    shtete hipokrite. Fajin e ka Irani dhe Kina qe nuk leshon ndonje bombe atomike se ngelet gjithe jeten GOY-ima.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demotakercita

      Shtete te pa sinqerta me popujt e botes.US-a dhe Izraele jane ato qe nisen luften dhe keto shtete duhet te mbajne qendrim per to.Per kapitalin ka vetem interesa ekonomike se per popullin nuk u duhet.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapi

        Po kush sulmoje Iranin ndoshta Irani

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dziki

          'Shqiptaret' proiranian .. por po ti pysesh ku do jetoje ZGJEDHIN PERENDIMIN .. JO Iranin .. Hipokrit ... ???? ...

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zhvejku

            O.K.B-ja është bërë si ai qe si binte dot gomarit, po i binte samarit!

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xha Jaho

              Kesaj i thone: ske çi ben gomarit e i bie samarit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje