
A mund të ndryshojnë sjelljen e Vladimir Putinit sanksionet ekonomike perëndimore kundër Rusisë? A janë këto sanksione një presion i shtuar mbi të? Duke menduar mbi këto pyetje ditët e fundit, kam reflektuar mbi 5 leksione që më kanë dhënë Putini dhe rusët e tjerë.
Leksioni i parë është i thjeshtë, por vështirë se dëgjohet nga shumë njerëz në Perëndim. Një rus ma tha këtë kur drejtoja një bankë amerikane në Moskë gjatë viteve 1990. Kuptojeni, më tha ai, se si e shohin botën rusët kundër të cilëve ju po negocioni. Si oligarkët rusë ashtu dhe zyrtarët e lartë të qeverisë ruse, marrin kontrollin e situatave kaotike në të cilat gjenden vazhdimisht.
Së pari, tha ai, ju bombardoni fshatin. Pastaj, negocioni me hirin. Asnjë fitim për asnjërënnga palët. Thjesht një asgjësim i drejtpërdrejtë. Dhe kushdo që nuk e bën këtë më parë cilësohet i dobët. Dhe mund të bombardohet, realisht ose figurativisht.
Leksioni i dytë vjen nga ish-kryeministri rus Viktor Çernomirdin, fjalët e urta dhe aforizmat e të cilit ishin legjendare në atë kohë. Thënia e tij më e njohur është kjo:Ne shpresonim për më të mirën, por si gjithmonë gjërat dolën ndryshe. Pra me fjalë të tjera, bombardoni fshatin dhe negocioni me hirin. Por mos prisni që nga kjo të vijë ndonjë gjë e madhe.
Leksioni i tretë, i katërt dhe i pestë, vijnë drejtpërdrejt nga përvoja ime në negociatat me Putinin. Mësimi i tretë:Mos u mundoni t’ia hidhni Putinit. Mos mendoni se mund të jeni më të ashpër apo më të zgjuar se ai. Sepse nuk jeni.
Kjo është veçanërisht e vërtetë kur jeni në ose afër territorit të tij. Mbani mend Gjeorgjinë në vitin 2008 dhe Donbasin dhe Krimenë në vitin 2014. Udhëheqësit perëndimorë e kanë injoruar këtë leksion ndër dekada, dhe kjo është një pjesë e arsyes pse sot jemi këtu ku jemi.
Leksioni i katërt:Bëjeni Putinin të duket në një pozitë të mirë. Ai nuk është domosdoshmërisht i interesuar që ta bëjë Perëndimin të duket keq. Ai thjesht dëshiron atë që ai e percepton si një pjesë të drejtë të “byrekut”. Ai dëshiron një marrëveshje nga e cila përfitojnë që të dyja palët (Perëndimi dhe Rusia), sepse e kupton që marrëveshje të tilla janë të qëndrueshme. Vini re kontradiktën me leksionin e parë.
Leksioni i pestë:Lëreni të tregojë fuqinë e tij, por në mënyra që mund t’ju ndihmojnë. Rusët kanë një fjalë, “krydha”, që do të thotë ombrellë. Lëreni të ndajë me ju pak nga “ombrella” e tij. Atëherë, si mund të na ndihmojnë këto 5 leksione nga bota në të cilën jetojnë Rusia dhe Putini, se si të mendojmë për lëvizjen e vetme më të madhe të Perëndimit kundër Rusisë deri më tani, sanksionet ekonomike?
Unë kam 3 pikëpamje. E para është se duhet të kuptohen pritshmëritë e Putinit. Është e vërtetë:Rusia po bombardon qytetet e Ukrainës, dhe shpreson që të negociojë me hirin e tyre. Por Putini e kupton gjithashtu se kjo luftë ka pasur gjithmonë gjasa që të bëhej kaosi që është bërë në fakt. Por ky kaos nuk po e shqetëson, dhe as po ushtron presion që të ndryshojë qasjen e tij.
Pikëpamja e dytë është se në lidhje me sanksionet, pritshmëritë e Putinit janë po aq të ulëta. Ai e kupton shumë mirë se ato nuk do të arrijnë rezultatin e synuar. Edhe nëse ndodh, Rusia mund t’i durojë ato. Ka shumë pak gjasa që sanksionet ta detyrojnë atë të largohet nga pushteti. Për Putinin, sanksionet do të sjellin të njëjtin efekt që kanë pasur tek Irani, Kuba dhe Koreja e Veriut.
E treta është se Putinit ka të ngjarë t’i shijojë retorika më e ashpër nga Perëndimi këto kohët e fundit. Me shumë mundësi ajo nuk e vë atë nën presion. Ai ka parë shumë liderë perëndimorë të vijnë e të shkojnë. Ndaj një retorikë apo sanksione më të ashpra, duket se nuk kanë gjasa që ta kërcënojnë atë.
Atëherë çfarë duhet të bëjë Perëndimi? Po nëse sanksionet nuk do të funksionojnë dhe zonat e ndalim-fluturimit do të çojnë në opsionin e paqëndrueshëm të përshkallëzimit të mundshëm bërthamor? Që ta ndryshojë sjelljen e Putinit, Perëndimi duhet të de-përshkallëzojë këtë konflikt.
Dhe që të ndodhë kjo, unë mendoj se duhet gjetur një mënyrë për ta bërë Putinin të duket mirë. E si mund të bëhet kjo? Së pari, trajtojeni atë si një partner negociues serioz, siç bënë sikur Çërçilli dhe Ruzvelti me Stalinin, në vend se të angazhoheni në demonizimin e tij.
Së dyti, duhet ta përfshijmë Rusinë në arkitekturën globale të sigurisë, edhe pse ajo është aktualisht në rolin një partneri kryesor të aleancës anti-NATO që po shfaqet midis Rusisë, Kinës, Iranit dhe të tjerëve. Po ashtu duhet ta lëmë Putinin të tregojë fuqinë e tij dhe të Rusisë.
Ta legjitimojmë dhe të shohim multipolaritetin e botës, në vend se ta forcojmë izolimin e Rusisë. Thirrjet e Bajdenit për të përjashtuar Rusinë nga G-20 nuk janë të dobishme. Perëndimi duhet ta bëjë Putinin të duket mirë, jo sepse ai është në vetvete një njeri i mirë.
Përkundrazi, sepse kjo është alternativa më e mirë që kemi në dispozicion, dhe në interesin më të mirë të Perëndimit.
Sepse pasojat globale të një Rusie të paqëndrueshme, të armatosur me armë bërthamore, dhe të sunduar nga një njeri i zemëruar, i izoluar dhe shumë i zgjuar (ose një pasardhës i një lloji të panjohur) janë shumë, shumë më të këqija edhe sesa situata e tmerrshme sot në Ukrainë. Lëvizja e synuar e Putinit do të jetë gjithmonë bombardimi i fshatit dhe negocimi me hirin. Edhe nëse rezultati do të jetë si gjithmonë. Edhe liderët rusë pas Putinit do të bëjnë të njëjtën gjë.
Shënim:David Lingelbach, profesor i asociuar i biznesit në Universitetin e Baltimorës, SHBA. Ai jetoi dhe punoi në Rusi në vitet 1994- 1999, ku shërbeu si drejtues i Bankës së Amerikës në Rusi, duke bashkëpunuar edhe me Vladimir Putin./ Përkthyer nga CNA.al
vështirë të lexosh deri në fund një ndyrësi të tillë!! ky tip me siguri të plotë,absolute,ka vendosur ta kalojë jetën me thithje karësh!! hale muti shikoje putanën si e dredh bythën! u tregu i qutë si thua ti?? vendosi rublën për pagesë gazi,mduke filluar nga e enjtja 31 mars?? shko pyete njëherë se për ku e ka shtyrë!! sepse po e kape për koqesh ai byth piprra nuk ka ku të shkojë!! një këshilltar i qeverisë gjermane sapo tha"nuk jemi ne të varur nga gazi rus,është rusia e varur nga ne!vdesin urie nëse ne nuk e paguajmë!" dhe kështu ndodhi,putana nuk mund të rrojë pa 30 mld në muaj që i paguan europa!sidomos në një situatë të tillë!!duhet ti çojë ushtarët për të vjedhur pula e jo për të luftuar!!
kush e ka parë serialin "house of cards",në një momnet ku robin wright,gruaja e presidentit shkon në rusi për të biseduar për lirimin e një të burgosuri amerikan!! ajo takohet me presidentin rus dhe i flet ashtu si duhet të flitet me njerëz të tillë!! nuk po e përshkruaj si,por ata që e kanë parë e dinë,të tjerët nëse janë të interesuar ta shohin se është fantastik!! me këtë ndyrësirën ruse nuk mund të flitet si pretendon ky halldupi!ndyrësira ruse nuk është një gjeni si e përshkruan ky debil,është vetëm një diktator,narcizist si të gjithë,me armë atomike!! këtij vetëm me dhunë mund ti dalësh mbanë!!ky çdo mirsjellje,çdo dipllomaci e quan DOBËSI! ky "gjeni"," ifortë","i ashpër","i palëkundur"nuk është gjë tjetër veçse një kokrra e frikacakut!! nëse ju kujtohet gadaf trimi para se ti rrasnin plumbin? trim i madh kudo shkonte!! ju kujtohet fundi i tij?? si qen zorrësh,fshehur nëpër tubacione muti!! i njëjtë është ky zorraxhiu!!