Ish-spiuni i KGB-së tregon se ku gjendet ministri rus i Mbrojtjes që u "zhduk" mistershëm nga ekranet

30 Mars 2022, 14:42Bota TEMA

Ish-spiuni i KGB-së tregon se ku gjendet ministri rus i Mbrojtjes që u

Tezat për “zhdukjen” nga ekranet mediatike të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, kanë qenë të shumta.

I fundit që zbulon detaje të reja mbi vendndodhjen e tij është ish-oficeri i inteligjencës së KGB-së, Yuri Shvets.

Shvets ka qenë njëkohësisht ish-shoku i klasës së presidentit rus Vladimir Putin.

Gjatë një interviste me kryeredaktoren e botimit “GORDON” Ales Batsman, Shvets tregoi se zyrtari i lartë rus “ka qenë i zënë me kërkimin e municioneve kohët e fundit”.

“Më shumë i gjallë se i vdekur, do t’ju përgjigjesha diplomatikisht”, komentoi ai informacionin për përkeqësimin e shëndetit të Shoigu-s dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov.

Sipas tij, ushtrisë ruse po i mbarojnë municionet.

“Fabrikat janë boshe ose kapacitetet nuk mundësojnë më. Dhe kështu ata nxituan te kinezët. Dhe kinezët thanë “jo” … Kjo është një situatë kaq e trishtuar për ta. Ndoshta në lidhje me këto kërkime … ndoshta ata po kërkojnë municion diku me ndihmën e shamanëve”, shtoi Shvets.

Ministri nuk është shfaqur në rrjetet sociale dhe transmetimet televizive që prej datës 11 mars.

Më pas, u shfaq informacioni se kreu i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dyshohet se vuante nga sëmundjet e zemrës.

Zëdhënësi i Putin-it, Dmitry Peskov u përgjigj se tani “nuk është koha për aktivitet mediatik”.

Për të hedhur poshtë thashethemet, Ministria Ruse e Mbrojtjes publikoi një video në të cilën Shoigu komunikonte me kolegët përmes video-konferencës.

1 Komente

  1. f
    farwest ne west

    efektet e vodkes!!! O spiun legen, po rusia furnizoi aq shume shqiperine, saqe me municionet e shqiperise u mbajt nje pjese e mire e luftes ne afganistan!!! tani, ish spiuni, thot qe rusise po i mbarojne municionet! nga inati ndaj putinit dhe euforise perendimore, cfare nuk degjon!! putini semure, ministri mbrojtjes semure, jo do ndodhe grusht shteti, o aman vrisni putinin se do u japim leke, e bla bla bla kemi nie muaj qe i degjojme. rusia te doje, e mban globin ne ajer per 100 vjet, e pastaj fillon nga fillimi me rraketa nje 100 vjecar tjeter, e nderkohe prodhon municione per 1000 vjet te tjere!!! Ore idioter, po a e dini pse busulla tregon "polin e veriut"........??? a tregon "polin" apo tregon rusine.....e dini pergjigjen??? rusia, beri vetem nje gabim, ne fillim duhet te lajmeronte dhe ti jepte afat popullit vella ukrainas, e me pas ta bente rrafsh ate qeverri nazizte e super te korruptuar me ne krye Zalenskin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje