Kryeministrja italiane, Meloni ka marrëdhënie të mirë me presidentin Trump. Tani ajo viziton Uashingtonin. A mund të ndikojë Meloni në politikën e tij doganore? Dhe në interes të kujt? Të BE-së apo vetëm të Italisë?
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit të presidentit Trump në detyrë, si e vetmja kryetare e një qeverise të BE. Por edhe para kësaj, ajo vizitoi Donald Trump në Florida. Dhe tani kryeministrja italiane dhe lidere e partisë postfashiste Fratelli d'Italia e viziton përsëri presidentin e SHBA në Uashington. Një temë për të cilën ajo dëshiron të flasë me të është e njohur: tarifat për produktet e BE-së që Trump dëshiron të vendosë, por që tani i ka pezulluar për momentin. "Është e qartë se vendosja e tarifave të reja do të kishte pasoja të rënda për prodhuesit italianë. Dhe unë jam e bindur se ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë tregtare që nuk do të përfitonte as SHBA dhe as Evropa." Kështu është shprehur më parë Meloni.
A mund të shmangë Meloni një luftë tregtare me BE-në?
Marrëdhënia e Melonit me Trump konsiderohet shumë e mirë, prandaj, mbështetësit e saj shohin atë si lideren e re të fortë në BE. Por plitikani i opozitës dhe ish-kryeministri Matteo Renzi i sheh gjërat ndryshe."Propaganda e qeverisë italiane në muajt e fundit ka qenë: "Do ta shihni, do të vendosin tarifa për të gjithë, përveç Italisë”. Pikërisht për shkak të ‘marrëdhënies speciale', për shkak të marrëdhënies speciale mes Melonit dhe Trump-it”. Por e kemi parë që nuk është kështu, thotë Renzi. "Ne evropianët jemi të gjithë në të njëjtën varkë."
A mundet Meloni, që kuptohet kaq mirë me Trump, të parandalojë edhe një luftë tregtare midis BE-së dhe SHBA-së? Piero Ignazi, një studiues politik në Universitetin e Bolonjës, dyshon për këtë. Ai thekson se vizita e Melonit në Trump, fillimisht nuk është gjë tjetër veçse një vizitë kortezie. Në fund të fundit, ajo nuk është negociatore zyrtare për të gjithë BE-në. Edhe pse Meloni është në koordinim të ngushtë me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, siç raportohet edhe nga Brukseli.
Ignazi beson se Meloni do të përfaqësojë kryesisht interesat italiane gjatë kësaj vizite dhe shpreson ndoshta të përdorë marrëdhëniet e saj të mira me Trump për të siguruar që Italia të marrë trajtim preferencial. Kjo mund të kthehet në problem, thekson eksperti. "Meloni mund të tundohet të veprojë e vetme në vend që të negociojë me partnerët evropianë. Kjo do të ishte shumë e vështirë për Italinë, sepse do të shkaktonte shumë reagime – jo vetëm nga BE-ja në tërësi, por edhe nga shtetet evropiane më vete”.
Në BE, Meloni paraqitet si një partnere e besueshme dhe një evropiane e bindur. Në fund të fundit, ajo ka nevojë për para nga BE, pasi borxhi kombëtar i Italisë është i madh. E kjo nuk e lehtëson veprimin e saj balancues midis Trump dhe BE-së. Por pavarësisht se si do të përfundojë biseda mes Trump dhe Melonit, kryeministrja mund të rifillojë negociatat menjëherë pas vizitës. Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance vjen në Romë për një vizitë gjatë Pashkëve.
DW
Duhet ta shpetoj nga Kina ore plera, Kina, Kina eshte armiku i perbashket qe i ka blere te tere si ne Europe e si ne Amerike e Afrike. E ska byth njeri ti dali kundra. more zvarranike. Kina eksporton sa Amerika, Gjermania dhe Japonia bashke makina, 220% me teper se sa para 3 vjetesh, po merr cdo gje nga politikanet injorante kudo ne perendim.
Kina po shfrytezon vete-dobesimin e rendit demokratit Perendimor. Kina po shfrytezon budallallekun e extremit te djathe qe eshte ne mode ne vendet demokratike sot. Kina, Rusia, Koreja e Veriut, me pasuesit e tyne ne organizaten BRICS, e kane vu ne veshtiresi te madhe gjeniun Trump qe ka mendjen marre Groenlanden, Kanadane, Panamane si fillim. Mire do benin amerikanet qe ta kthjellni z.Trump duke zgjuar e kthye ne pune institucione demokratike atje, duke fillue me Kongresin. Ah, sa per Melonin, pak ose aspak do arrin sot ne Washington. BE asht detyrue te sheh nga Kina tashma. Te pakten Kina nuk kercenon me lufte e shfarosje askend.
Ou, dmth Covidin kush e hapi sipas teje zotrote? Kina nuk pyt per njerezit e vet jo me per Europianet. E vertetove qe dhe ti je nje zvarranik, kamaleont, po prap zvarranik.
Meloni me ne fund do te mendoje per shtepine e saj, kur Italia kerkoji mbeshtetje per problemin e emigranteve BE i ktheu kurrizin keshtu qe Italia nuk ka per se te digjet per BE per tarifat me USA, o lele shtepia ime me ne fund…!!!
i fortë je xuso,i fortë!!e bën muti dhe je krenar!!sidomos kur të merr shalët!!
Komentuesit e mesiperm qe ndoshta eshte ndonje kinez, na e pershkruan Kinen si smartest dhe qendren e globit qe po sjell verdalle perendimin….!!!!! Kina perfitoje nga etja e kapitalizmit per para dhe fitoji zhvillim ekonomik duke shfrytezuar popullin kinez si skllav per pagesa qindarkeshe per ore, shkelqimi kinez eshte i paqendrueshem sepse eshte sh e veshtire te hapesh tregjet per llamarinat kineze sepse bota eshte e tejmbushur me to edhe prodhimet e saj jane kopje te keqia te perendimit, shiko cfare ndodh me tarifat, ekonomia kineze rrezikohet te kolapset ajo po mundohet te thithe BE por nuk eshte e lehte sepse tregu europian eshte i mbushur me mallrat e veta..
"Kryeministrja italiane, Meloni ka marrëdhënie të mirë me presidentin Trump."zoti na rrujt,se na dridhen durët kur lexojmë gomarllëqe të tilla!!mardhënje të mira me trapin kanë vetëm ata që i lëpijnë bythën,dhe fortë bile!!kjo debilja e adhuron por nuk ma merr mëndja që tia lëpijë!!portokallia nuk pranon mendim tjetër përveç budallallëkut të tij!!
Shko mor kokerr kari, lepi bythen e Rames ate be.