Sulmi në Sumy me 34 të vdekur, Zelensky premton hakmarrje: Bastardë, do ta paguani

17 Prill 2025, 10:05Bota TEMA
Sulmi në Sumy me 34 të vdekur, Zelensky premton hakmarrje:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar hakmarrje ndaj Rusisë për sulmin ndaj qytetit Sumy të dielën e Palmave, ku u vranë 34 persona dhe u plagosën 117 të tjerë. Në fjalimin e mbrëmjes së Zelensky theksoi se do t’u përgjigjet vrasësve siç e meritojnë.

"Ne duhet t'i përgjigjemi sulmeve ruse dhe ne nuk do t'i lëmë këta bastardë që vranë njerëzit tanë në paqe në këtë tokë. Ne kemi çdo të drejtë ta bëjmë këtë. Është absolutisht e drejtë t'u përgjigjemi vrasësve ashtu siç e meritojnë", tha Zelensky.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff do të udhëtojnë në Paris nga 16 deri më 18 prill për bisedime me homologët evropianë për të çuar përpara qëllimin e Presidentit Trump për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe ndalimin e gjakderdhjes.

Zëvendëskryeministri ukrainas Svyrydenko tha se kishte pasur "përparim të rëndësishëm" në bisedimet me Shtetet e Bashkuara për marrëveshjen e mineraleve dhe ekipet kishin rënë dakord të nënshkruanin një memorandum "në të ardhmen e afërt".

Ndërkaq duke shpjeguar se si administrata Trump po has vështirësi në rritje për të negociuar një armëpushim për Ukrainën, gazeta The Economist raporton se "disa zyrtarë amerikanë kanë thënë se janë të lodhur nga përpjekjet e njëanshme të Evropës për të ndërtuar Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht. Ata thonë se lëvizje të tilla dobësojnë levat negociuese të Uashingtonit me Moskën".

Uashingtoni ka frikë se mbështetja evropiane për Kievin, e pakoordinuar me Shtetet e Bashkuara, do ta bëjë më të vështirë marrjen e lëshimeve nga Rusia dhe do të pengojë strategjinë e Trump, e cila synon një de-përshkallëzimin e kontrolluar dhe një armëpushim të negociuar.

1 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator

    Po lene ti hakmarrjen por shiko te na japesh ate kontraten e mineraleve te rralla sepse kemi nevoje urgjente, ta ulem borxhin nga 300 ne 100 dhe fillo tani ti paguash. Mjaft me e rrope vendin tone, gjete nje imbecil me alzheimer duke i marre cdo muaj miliarda duke e mashtruar me planin A pastaj planin B, fitojme ne fund te gushtit, ne fund te prillit. Ne planin B ishte propozimi i jot qe te vinim ne dhe te shfrytezonim pasurite natyrore te Ukraines dhe Xeusi nuk po ben gje tjeter vetem se po te thote zbato planin B

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje