
Forcat ruse po intesifikojnë gjithnjë e më shumë sulmet në Donbas. Kievi ka bërë të ditur se armët me rreze më të gjatë veprimi duhen menjëherë për të larguar forcat ruse nga pjesa lindore e Ukrainës.
Fitoret e ngadalta të Rusisë në ditët e fundit në Donbasin e Ukrainës lindore, që përfshin rajonet e Luhansk dhe Donetsk, tregojnë për një ndryshim delikat në luftën që tashmë ka hyrë në muajin e saj të katërt.
Forcat pushtuese duket se janë afër kapjes së të gjithë rajonit të Luhanskut, një nga qëllimet më modeste të luftës që Kremlini vendosi pasi braktisi sulmin e tij në, Kiev, përballë rezistencës ukrainase.
Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj dhe forcat separatiste aleate kanë në kontroll të plotë të Lyman, vendi i një kryqëzimi hekurudhor në perëndim të lumit Siverskyi në Donetsk.
Sievierodonetsk, rreth 60 km (40 milje) në verilindje të Lyman në anën lindore të lumit dhe qyteti më i madh i Donbasit që ende mbahet nga Ukraina, ishte nën sulme të rënda. Bombardimet ishin aq intensive sa nuk ishte e mundur të vlerësoheshin viktimat dhe dëmet.
Një termocentral diellor në Merefa të Ukrainës në rajonin e Kharkiv u shkatërrua nga një sulm raketor. Autoritetet lokale thanë se nuk kishte viktima dhe furnizimi me energji elektrike ishte rikthyer.
Këshilltari presidencial ukrainas dhe negociatori i paqes, Mykhailo Podolyak, përsëriti një thirrje për raketa-hedhës me rreze të gjatë të prodhuar nga SHBA-ja. Zyrtarët amerikanë i kanë thënë Reuters se po diskutohet që sisteme të tilla mund të dërgohen në Ukrainë gjatë javëve në vazhdim.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se situata ushtarake në Donbas është shumë e ndërlikuar. Ai u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të dërgojnë më shumë armë në vend. Ukraina ka filluar të marrë raketa anti-anije Harpoon nga Danimarka dhe raketa vetëlëvizëse amerikane
Zelensky tha në një intervistë televizive se besonte se Rusia do të pranonte bisedimet nëse Ukraina mund të rimarrë të gjithë territorin që ka humbur që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Megjithatë, Zelensky përjashtoi idenë e përdorimit të forcës për të rifituar të gjithë tokën që Ukraina i ka humbur Rusisë që nga viti 2014, e cila përfshin gadishullin jugor të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi atë vit.
Që nga fillimi i konfliktit mijëra njerëz, duke përfshirë shumë civilë, janë vrarë dhe disa milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre, qoftë për pjesë më të sigurta të Ukrainës ose në vende të tjera.
Lini një Përgjigje