
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski është përfshirë në një aksident automobilistik në Kiev.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Sergii Nykyforov, i cili tha se automjeti presidencial u përplas me një automjet privat, shkruan BBC.
“Presidenti është vizituar nga një mjek, nuk raportohet për lëndime të rënda. Mjekët që shoqëronin kreun e shtetit e shpëtuan shoferin e makinës private dhe e futën në ambulancë”, tha Nykyforov.
Aksidenti ndodhi pasi presidenti Zelenski, vizitoi të mërkurën qytetin e rimarrë të Izyum, një qendër kryesore logjistike në Ukrainën verilindore.
Ai falënderoi trupat që morën pjesë në një kundërsulm të shpejtë kundër pushtuesve rusë dhe mbikëqyri një ceremoni të ngritjes së flamurit.
Ditët e fundit, ushtria e Ukrainës ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen.
E paska lene ne te njejten dite me Putinin....
Hahahahaha o karagjoza, po ky nuk ishte fare atentat si ai atentati bërë Putinit kur i plasi goma dhe doli ajri si tym? Nuk ishte ky aksidenti i Zelinskit nje sulm i agjenteve te Rusise apo djallit me te birin? Kot nuk thonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.Dërdëllisni tërë ditën për këtë temë por askush nuk ju beson më. Nuk ju besojnë ata që kanë mend në kokë dhe jo ata që besojnë atë që u pëlqen edhe pse mund të jetë gënjeshter e rradhës