Stuhia e pushimeve nga puna në stafin e Mbretit Charles

14 Shtator 2022, 22:00Bota TEMA

Stuhia e pushimeve nga puna në stafin e Mbretit Charles

Tani që ai nuk është më Princi i Uellsit dhe zyrat e tij do të zhvendosen në Pallatin Buckingham, dhjetëra punonjës që kanë punuar me të për vite në Clarence House, rezidenca e tij, janë informuar se do të humbasin punën.

E përditshmja “The Guardian” zbuloi se letrat paralajmëruese erdhën ndërsa përkujtimi për mbretëreshën ishte duke u zhvilluar në Edinburg të hënën.

Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar dhe ka filluar një periudhë konsultimi. Ajo pjesë e stafit që ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për Charles dhe Camilla-n do të mbetet në vend, ndërsa të tjerët do të ridispozohen në shërbim të anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, ose do të ndihmohen për të gjetur punë jashtë dhe do të marrin pagesa kompensuese bujare.

Në shërbimin e Charles punojnë 101 persona: 31 në sekretariatin privat, po aq në thesar dhe 12 në zyrën e shtypit. Më pas janë, ndër të tjera, katër kuzhinierë, tre këmbësorë dhe nja dy kupëtarë.

Mbretëresha, për të bërë një krahasim, kishte të punësuar një staf prej afro 500 personash. Ka të ngjarë që Charles nuk do të shkojë të jetojë përgjithmonë në Buckingham Palace, një rezidencë që nuk e ka dashur kurrë, por atje do të vendosen zyrat e tij dhe do të zhvillohen funksionet publike të monarkisë.

1 Komente

  1. P
    Per kureshtje ?

    Çfar do thote fjala ' ridispozohen ' ? E kerkova ne google dhe pa asnje pergjigje .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje