Argjentina ka dëbuar të ngarkuarin me punë të Iranit, Mohsen Soltani Tehrani, pas një përshkallëzimi të tensioneve diplomatike mes dy vendeve.
Diplomatit iranian i është dhënë një afat prej 48 orësh për t’u larguar nga vendi, pasi autoritetet argjentinase i cilësuan deklaratat e Teheranit si “akuza të rreme, ofenduese dhe të pabaza”.
Vendimi i Buenos Airesit vjen vetëm dy ditë pasi qeveria e Presidentit Javier Milei e shpalli Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si “organizatë terroriste”, një hap që përshkallëzoi më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në reagim, Ministria e Jashtme e Iranit akuzoi Argjentinën për “mbështetje të agresorëve” dhe për shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Autoritetet argjentinase theksuan gjithashtu mungesën e bashkëpunimit nga ana e Iranit në hetimet për sulmin me bombë të vitit 1994 në Buenos Aires, ku humbën jetën 85 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë në selinë e Shoqatës së Ndërsjellë Argjentinase-Izraelite (AMIA), një nga sulmet më të rënda terroriste në historinë e vendit.
Po natyrisht.. Argjentina eshte nen urdherat e Izraelit, sic jemi dhe ne.