
Një zbulim mbi jetën private të Ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, është kthyer në një çështje të nxehtë politike në Itali, duke nxitur reagime nga opozita dhe debat publik.
Gjatë një interviste, gazetarja dhe prezantuesja Claudia Conte deklaroi se “nuk mund ta mohojë” ekzistencën e një lidhjeje me Piantedosin, i cili është i martuar me prefekten e Grossetos. Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, të cilat rikujtuan se Conte u emërua në shkurt këshilltare në një komision parlamentar për sigurinë dhe problematikat urbane.
Pas publikimit të lajmit, partia e kryeministres Giorgia Meloni, Fratelli d’Italia, konfirmoi mbështetjen e plotë për Piantedosin, duke theksuar se këshilltarët e komisioneve parlamentare nuk përfitojnë pagesë për rolin e tyre.
Megjithatë, analistë të ndryshëm kanë bërë krahasime me rastin e ish-ministrit të Kulturës Gennaro Sangiuliano, i cili u detyrua të japë dorëheqjen vitin e kaluar pas publikimit të një lidhjeje jashtëmartesore me influencuesen Maria Rosaria Boccia.
Opozita ka kërkuar nga qeveria që të japë sqarime të detajuara në parlament, duke ngritur dyshime edhe për përfitime të mundshme të gazetares, përfshirë angazhime në Akademinë Italiane të Policisë.
Ndërkohë, javën e ardhshme pritet që kryeministrja Meloni të mbajë një fjalim në parlament, ku përveç çështjeve ndërkombëtare dhe situatës politike të brendshme, konsiderohet e mundshme të trajtohet edhe rasti Piantedosi–Conte dhe implikimet e tij politike.
Nuk ka plehra me te medha se te djathtet.Te bejne moral gjithe diten per vlerat familjare e zotin por ne fakt jane te gjithe perverte e imorale.Komplet hipokrite.
Po mire e ke "BAH", te djathtet ashtu jane , por ketu tek ne s'jane vetem te djathtet, e majta e Rames ne pushtet, 24 ore ne dite mendojn vetem per te vjedhur dhe per te bere dashuri me bukuroshet! I thua se kjo nuk eshte e gjithe socialistja keshtu?, dakord jame po per kupolen politike PS dhe gjithe institucionet e saj, keshtu jane, ska anje dyshim! Kot nuk i zgjedh k/ministri me te bukurat dhe me hajdutet qe vendos ne politike, qeveri apo intitucione dhe deklaron se na duhen per barazine gjinore, grate punojn me shume dhe nuk vjedhin, Une mendoj se i ka dal boja ketyre justifikimeve, se ndryshe ai nuk do bente xhiro me brek ne zyrat e shtetit! Skandal.
Mos po ja mba fenerin që I ditke do punë?!!!
Ne Shqiperi jane socialistet si Shukriu bregrisuri me shoke
Hoj Hoj, te gjithe njesoj. Trapi ben lufte per te harruar lidhjet me pedofili Ebsteini.