Rrjeti terrorist Al Kaeda bëri thirrje për vrasjen e Princit Harry të Britanisë, duke thënë se vdekja e tij do të kënaqte komunitetin mysliman, tha përfaqësuesi ligjor i princit sot në gjykatën në Londër.
Siç theksoi avokatja Fatima Shahid para Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, Al Kaeda bëri thirrje për vrasjen e Princit Harry pasi niveli i sigurisë që iu ofrua gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar u ul në vitin 2020, raporton Daily Mail.
Në fillim të vitit 2020, Princi Harry mori vendimin të largohej nga një “pozitë e lartë” në familjen mbretërore britanike, të bëhej i pavarur financiarisht, të përfaqësonte monarkinë britanike në një shkallë të reduktuar dhe të kalonte gjysmën e kohës së tij në Amerikën e Veriut.
Më pas Komiteti Ekzekutiv për Mbrojtjen e Familjes Mbretërore vendosi që princi gëzonte një nivel më të ulët mbrojtjeje kur ishte në MB, gjë që u pasua nga beteja ligjore e princit me Ministrinë e Brendshme.
Princi Harry nuk ka pasur mbrojtjen e truprojave të financuar nga taksapaguesit që atëherë.
Përfaqësuesja ligjore e Princit Harry, Fatima Shahid, njoftoi sot se ekipi i sigurisë së princit publikoi një dokument ku thuhej se “vdekja e Princit Harry do të kënaqte komunitetin mysliman”.
Mos se keto lajme na bejne me zemer te dobet , kush e rruan per kete idiot..!!??? C'fare peshe ka ky ne opiniomn , asgje.....prandaj nuk nyejn duart me copa mishi.....
Mua nuk do tëë kënaqte edhe se jam musliman!Çfarë apsurdi!
Mos na turbulloni me lajme te tilla, nuk sakrifikon njerezit Alkaida per mall pa vlere…!!!
I sajon ajo mashtrusja bythzeza qe e ka bo loqe ket far "princi ,"qe spasaka pa pidh me sy ! Don te jet gjithmon ne epiqender te lajmeve me cdo kusht e me cdo cmim ! E boni si veten, a thu se aty ka mendjen njerzimi me ju pa surratin Fshati digjet e k...........