Komisioni Evropian po punon për një plan që mund të jetë gati në fillim të javës së ardhshme për të kundërshtuar taksat e eksportit të automjeteve të Presidentit amerikan Donald Trump dhe tarifën 20 për qind për mallrat nga blloku.
Plani i ri vjen teksa vendet anëtare të BE-së përgatiten të votojnë për raundin e parë të taksave që synojnë të kundërshtojnë tarifat 25 për qind për eksportet e çelikut dhe aluminit në SHBA.
“Pres që kjo të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. Gjithashtu në fillim të javës së ardhshme është faza e dytë e përgjigjes sonë ndaj tarifave të SHBA-ve, këtë herë për makinat dhe tarifat reciproke”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian Olof Gill në një konferencë për shtyp.
Tarifat e SHBA-ve për importet e çelikut dhe aluminit hynë në fuqi muajin e kaluar, ndërsa tarifat shtesë prej 25 për qind për importet globale të automobilave hynë në fuqi javën e kaluar.
Po ashtu Trump ka lëshuar një taksë prej 20 për qind për të gjitha mallrat e eksportuara nga BE.
“Ne në thelb do të prezantojmë planin tonë në të njëjtën mënyrë siç bëmë me çelikun dhe aluminin”, ka sqaruar Gill.
Trump po përdor tarifat për të trajtuar atë që ai e sheh si çekuilibër midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve rivale në tregti.
Ai gjithashtu ka urdhëruar agjencitë federale të shqyrtojnë një gamë të gjerë rregulloresh të korporatave në vendet jo-amerikane nga dyshimi se ato synojnë padrejtësisht kompanitë amerikane, me synimin për t’i faktorizuar ato në politikën tregtare.
Një raport i fundit i tregtisë së SHBA-ve i kushtoi disa faqe ligjeve të BE-së, si Akti i Tregjeve Digjitale, duke theksuar se ato janë diskriminuese.
Zëdhënësi i komisionit kundërshtoi shqetësimet se BE-së mund t’i bëhet presion për të marrë në konsideratë lloje të tjera rregullimesh – të tilla si konkurrenca dhe zbatimi digjital – në bisedimet tregtare me SHBA-të.
Sipas tij, BE-ja ka një kornizë të qartë të asaj që bën dhe nuk llogaritet si një pengesë jo-tarifore për tregtinë dhe nuk pajtohet me pikëpamjen e SHBA-ve.
Lini një Përgjigje