Zelensky ngre alarmin: Kemi kapur ushtarë kinezë që luftojnë krah Rusisë, ja çfarë fshihet

8 Prill 2025, 15:35Bota TEMA
Zelensky ngre alarmin: Kemi kapur ushtarë kinezë që luftojnë

Dy shtetas kinezë janë kapur gjatë luftimeve në Ukrainën lindore, ka thënë Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se forcat e Ukrainës luftuan me gjashtë ushtarë kinezë, dy prej të cilëve u zunë rob, shtoi ai. Ai ka urdhëruar zyrtarët që të marrin një shpjegim nga Pekini.

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, Zelenskyy tha se Ukraina ka informacione se ka "shumë më shumë" qytetarë kinezë në mesin e forcave ruse.

Deklarata e plotë e Zelenskyt:

Ushtria jonë kapi dy shtetas kinezë që luftonin në ushtrinë ruse. Kjo ndodhi në territorin e Ukrainës, në rajonin e Donetsk. Ne kemi dokumentet e këtyre të burgosurve, karta bankare dhe të dhëna personale.

Kemi informacione se në repartet e pushtuesit ka shumë më tepër shtetas kinezë sesa vetëm dy. Tani po i zbulojmë të gjitha faktet. Inteligjenca, Shërbimi i Sigurisë dhe njësitë përkatëse të Forcave të Armatosura po punojnë për këtë.

Unë kam udhëzuar ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës që të kontaktojë menjëherë Pekinin dhe të zbulojë se si Kina do t'i përgjigjet kësaj.

Përfshirja e Kinës nga Rusia në këtë luftë në Evropë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, është një sinjal i qartë se Putini do të bëjë gjithçka përveçse t'i japë fund luftës. Ai po kërkon mënyra për të vazhduar luftën. Kjo kërkon patjetër një reagim. Një reagim nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë në botë që duan paqe.

Shtetasit kinezë të kapur janë në paraburgim të Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës.

Po vijojnë veprimet përkatëse hetimore dhe operative. 

4 Komente

  1. A
    Alex

    Ketij karit nuk po i pi me uje manipulimi me Trump , ne Europe po se tere loqet jan mbledhur ne Brussels, ky po kerkon te fute dhe Kinen ne valle, se u dogj, ik bythqir ik

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc pordha. politikan bodrumi

      dergoi ushtareve ukrainasve grate e fisit tend, mbase ua prishin mendjen dhe hedhin armet e dorzohen qe te shpetojme te gjithe Rob qir

      Përgjigjjuni
    2. d
      dyshuesi

      Ejj po 6 ushtarët kinez po e mbajnë 1500 km front luftimesh ? Gallat bën ky ? Edhe nuk I vihet faj xhanëm se nga halli dhe ç'nuk thotë robi.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moisi Golemi

        1500 km front po mbahet nga motra jote.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje