
Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake më të rëndësishme të NATO-s në vitet e fundit, në fund të shtatorit.
Hamburgu do të presë “Red Storm Bravo” nga 25 deri më 27 shtator, një stërvitje tre-ditore, ditë e natë, që simulon reagimin e shpejtë të Aleancës ndaj një sulmi të mundshëm rus në krahun lindor të NATO-s.
Disa vlerësime thonë se deri në 800,000 njerëz do të marrin pjesë në stërvitje. Ushtarët do të praktikojnë lëvizjen e trupave nëpër qytet, duke ofruar ndihmë mjekësore dhe duke evakuuar të plagosurit në kushte reale. Rrugët e Hamburgut do të mbushen me konvoje ushtarake, automjete transporti, spitale të lëvizshme dhe helikopterë, ndërsa qyteti do të luajë një rol kyç si një qendër logjistike në rast të një konflikti.
"Kërcënimi është real. Ne tashmë po shohim sulme ndaj infrastrukturës sonë", paralajmëron Kapiteni i Bundeswehr-it Kurt Leonards, duke përmendur raste të sabotimit industrial, spiunazhit dhe vrasjeve të planifikuara.
I vendosur në Gjermaninë veriore, Hamburgu ka një nga portet më të mëdha në Evropë, një infrastrukturë të zhvilluar transporti dhe qasje të drejtpërdrejtë në rrugët baltike. Në rast lufte, ai do të bëhej porta kryesore për furnizimet dhe vendosjen e forcave aleate në Poloni dhe shtetet Baltike. Afërsia e tij me Skandinavinë dhe Evropën Lindore e bën atë një pikë kyçe për reagimin e shpejtë ushtarak të NATO-s.
Një raport i ri i Bundeswehr-it thotë konkretisht se Rusia nën Vladimir Putinin po përgatitet për luftë kundër NATO-s. Presidenti lituanez Gitanas Nausëda paralajmëron se një sulm i ri rus mund të ndodhë brenda 4-5 vitesh, ndërsa komuniteti i inteligjencës lituaneze vlerëson se Rusia përfaqëson një kërcënim afatgjatë për sigurinë e të gjithë Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në të njëjtën kohë, jeta e përditshme në Gjermani po ndryshon. Industria ushtarake po shënon të ardhura rekord, me Rheinmetall që pritet të gjenerojë një xhiro prej 10 miliardë eurosh në vitin 2024. Gjithnjë e më shumë studime shkencore po shqyrtojnë skenarë për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, ndërsa qytetarët po përjetojnë një ndjenjë gjithnjë e më të theksuar pasigurie dhe frike, raporton Spiegel.
Thirrjet në linjën e ndihmës psikologjike të Gjermanisë arritën në 1.3 milion vitin e kaluar, shumë prej të cilave përmendën luftën dhe paqëndrueshmërinë globale si burim ankthi. Disa po përgatiten për më të keqen, të tjerë po ikin nga vendi dhe të tjerë po u kërkojnë politikanëve të sigurojnë paqen ndërsa ka ende kohë.
Hamburgu do të bëhet skena e ushtrimeve ushtarake në vjeshtë, por edhe një simbol i një realiteti të ri në të cilin Gjermania duket gjithnjë e më shumë si një vend që beson se lufta është një e kaluar e largët. Kolonat ushtarake, paralajmërimet për kërcënime dhe frika midis qytetarëve thonë një gjë: koha e sigurisë që merrej si e mirëqenë po kalon ngadalë në histori. (A2 Televizion)
Koken do hani te tere ju qe I fryni luftes Po cfare ndryshimi nga frika qe I fuste Enveri ne komunizem popullit se dikush do na sulmonte dhe kesaj qe Europa po ben
Nuk hamë kokat tona pa i futur në të satëme. Pastaj dhohim e bëjmë me ty. Do të të gjejmë ndonjë që ka qef ta zhysë de tek ty. Ka me bollëk dhe këte, pavarësisht se je dashuruar me muzhikët e Rusisë.
Me duken qesharake keto levizje dhe alarme te cilat kane efekt pozitive per Rusine dhe shenje inferioriteti per Europen, analizoni konfliktin e Ukraines, Rusia ka avancuar si rezultat i qendrineve disfatiste Europianet per mos me thene bashkepunuese me Rusine… Rusia te beje qejf sepse jane qeverite europiane qe po terrorizojne popujt e tyre..
Lexuesi, gabon pikëvështrimin. Rusia pati xholin për shumë kohë në dorë. Sidomos në kohën e Putës. Nuk e ngacmuan fare në Luftën e Dytë Çeçene, për të mos thënë e ndihmuan. Me Gjeorgjinë, u sanksionua sa për të thënë. Me Krimenë bënë sikur e morën inat, sepse nuk parashikuan dy faktorë. Gomarllëkun e Putanës, shkurt 2022 dhe bolet katrore të ukrainasve. Pas shtatorit '22, është Rusia ajo që po ha karremin për fitore. Të gjithë peshqit kujtojnë se kapin prenë e tyre, para se të ndjejnë grepin në fyt. Rusia, grepin e ka në stomak, këtë herë.
xuso,ça me bo sipas teje"Me duken qesharake keto levizje dhe alarme te cilat kane efekt pozitive per Rusine dhe shenje inferioriteti per Europen"??me bo si të fortë pa brekë në bythë,apo këtë që po bëjnë?po i thonë miletetit"ne bëm gabim që shkatërruam tërë materialin tonë ushtarak,dhe e çuam europën në një pikë që nuk mban më"!!prandaj po kërkohet tu shpjegohet njerëzve se koha e ëndërrave me diktatorë të mirë,me diktatorë të butë,me diktatorë miq!!vetëm nga pozicioni i forcës mund të mbrosh të drejtat e tua!!sepse përballë diktatorëve,sociopatëve,nuk mund të mbrosh të drejtat e tua me llafe!ata dëgjojnë vetëm vetveten dhe ata që i nënshtrohen!!ndoshta për ty xuso,duhet të jesh nga këta të fundit,është më mirë të tregohesh i fortë,e të lëpish bythë diktatori!!gano të ka dhënë një variant që ti ndoshta nuk i bie dot në fije!!po ta kujtoj unë një metodë për të kapur nepërkën me dorë pa pasur asnjë rrezik!!i afron dorë shumë ngadal!kjo po ndodh në vitin e 4 ërt të luftës!!tërë peshën e kanë në kurriz ukrainasit!!
"koha e sigurisë që merrej si e mirëqenë po kalon ngadalë në histori."???asgjë nuk është e mirqënë!asgjë nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë!gjithçka është në varsi të veprimeve njerzore!!kemi 80 vjet,pa luftë në europë!flas për një luftë si dy të fundit,ose ato para dy luftërave botrore!60 vitet e fundit problemi i ushqimit në europë dhe në perëndim nuk ka qënë problem,pra ka qënë i "mirqënë",për faktin e thjeshtë se është punuar tërë kohën për të qënë i tillë!!nëse fillohet e të bëhet e kundërta,të mos punohet më për ushqimin!?nuk do ket më!pra një fakt i marrë si i "mirqënë"duhet mbajtur në nivlein e duhur me punë!!mbrojtja e perëndimit u la pas dore!dhe jo vetëm kaq!pas '91shit me shpërbërjen e traktatit të varshavës,në radhë të parë u nxit,nga amerikanët,dhe më pas nga iluzionet e politikës europiane,filloi çmilitarizimi i europës!patëm një përfitim të madh në mirqënje dhe në sigurimet sociale,por humbëm aftësinë për tu mbrojtur dhe për të ushtruar influencën në bazë të fuqisë!!një shëmbull i thjeshtë!gjermania,kishte rreth 4000 take,prodhonte 40 leopard në muaj!sot ka më pak se 400,nuk prodhon as 4 në muaj!në të njëjtën kohë që politika perëndimore e pa e dëgjoi dhe e provoi me kërcënime të fshehta e të hapura nga rusia e putanës,ajo vazhdoi gjumin!!ëndërroi se një ditë puta do shkonte në të sëmës!!por jo!!po e le kancerin pa luftuar ai përhapet me metastazat e tij!!pas putës,lindën erdoganë e orbanë,po zgjaten metastazat në ramë e turrli bij kurvash që janë të etur për pushtet absolut!!asgjë nuk është e dhënë,e mirqënë!!gjithçka duhet mbajtur në këmbë me mund,me punë!