Ambasada amerikane në Irak thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni menjëherë nga rajoni

15 Mars 2026, 11:50Bota TEMA
Ambasada amerikane në Irak thirrje qytetarëve amerikanë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga disa vende të Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.

Në një paralajmërim zyrtar, ambasada amerikane u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen menjëherë nga vendi.

Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në dritën e kërcënimit të konsiderueshëm që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Paralajmërimi vjen në një moment kur Iran ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave amerikane në disa vende të rajonit.

Sipas raportimeve, SHBA u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga shumë vende në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, sipas agjencisë Reuters, autoritetet amerikane kanë urdhëruar gjithashtu punonjësit qeveritarë jo-emergjentë dhe familjarët e tyre të largohen nga Oman.

2 Komente

  1. S
    Sala

    Si trapi tha qe cdo gja mbaroje, pse

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Zoti na ruajte nga dilirantet!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje