Ambasadori që po na tregon fytyrën e vërtetë të Gjermanisë

29 Mars 2022, 09:50Bota TEMA

Ambasadori që po na tregon fytyrën e vërtetë të

Ukraina ka një ambasador në Berlin, i cili është duke e demaskuar brutalisht politikën gjermane dhe afërsinë tmerrësisht jokritike të klasës politike gjermane me regjimin e Vlladimir Putinit.

Ambasadori quhet: Andrij Melnik. Ai është ambasadori më i pazakonshëm në historinë moderne të diplomacisë.

Melnik me gjasë i urren tonet e buta diplomatike. Stili i komunikimit të tij është jodiplomatik, pa asnjë kompromis.

Melnik e ka quajtur një ish-ministër shteti në Ministrinë e Jashtme gjermane pa asnjë ngurrim: Asshole. Ata që dinë anglisht e marrin vesh këtë fjalë.

Nuk di a ka në shqip një fjalë të përshtatshme për fjalën angleze Asshole. Por fjalë e rëndë është.

Në fundjavë Melnik ka hedhur bomba të tjera verbale. Ai ka treguar se si më 24 shkurt 2022, atë ditë kur Putini sulmoi Ukrainën, ishte takuar me ministrin gjerman të Financave Christian Lindner (i përket partisë së vogël liberale FDP).

Lindner duke qeshur i kishte thënë ambasadorit Melnik se fati i Ukrainës mori fund. “Ju kanë mbetur edhe pak orë” – kështu citon fjalët e Lindnerit ambasadori Melnik.

Pra, një ministër gjerman me cinizëm i drejtohet një diplomati, shteti i të cilit bombardohej nga Rusia, se Ukrainës s’i ka mbetur gjë tjetër përveç se të dorëzohet. Lindner ia kishte bërë të qartë ambasadorit se sanksionet kundër Rusisë nuk kryejnë punë më.

Sipas ambasadorit ukrainas, ministri gjerman dëshironte të shikonte të ardhmen: një Ukrainë të pushtuar nga Rusia me një qeveri marionetë.

Melnik i tha gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”: “Kjo ishte biseda më e tmerrshme e jetës sime”. Lindner nuk e ka demantuar akuzën e rëndë të ambasadorit.

Melnik është diplomat që nuk lëshon pe. Në shënjestër të kritikave të tij është sidomos presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili në 15 vitet e fundit herë me zë të lartë, herë me të zë ulët është angazhuar që Perëndimi të ketë maksimalisht mirëkuptim për Rusinë dhe sidomos për Vlladimir Putinin.

Steinmeier tani ka paralajmëruar një koncert me artistë rusë e ukrainas. Muzikë për paqe. Blla, blla, blla. Natyrisht që Melnik ka reaguar menjëherë duke refuzuar ftesën për koncert dhe duke thënë se nuk ka nevojë të dëgjojë muzikë artistësh rusë.

Një gazetar prominent gjerman e përkrahu ambasadorin ukrainas. Gazetari Jan Fleischhauer shkroi në Twitter: “A do t’i kishte shkuar ndokujt ndërmend që pas sulmit të Hitlerit ndaj Polonisë më 1939 të ftojë në skenë muzikantë gjermanë dhe polakë për të bërë muzikë për paqe dhe liri? Ok, Frank Walter Steinmeieri ka këso ide. Por tjetërkush?”

Kjo klasë politike gjermane është ose naïve, ose cinike, ose e korruptuar, ose të gjitha së bashku.(Enver Robelli)

23 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    Asshole-Arschloch-trap në shqip

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton-tong

      Asshole - vrime bythe (fjale per fjale) Rrembuthje, Shkerdhate, Trap, koqe, por me sakte do te thosha; bythqire

      Përgjigjjuni
    2. J
      Janullatos pisoglentis

      europianet dhjesin gjak nga rusija, mire qe eshte USA se po te ngeleshin gjerat ne dore te europianeve, edhe nje 50 vjecar edhe rusishtja do te behej gjuhe e dute ne tere europen. Europa, si gjithmone kurva plake. ???????? God Bless The United States of America ????????

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alessio

        Ke te drejte!

        Përgjigjjuni
      2. B
        Baliu

        O Robell djali ha ti djath te shkrire maje malit te ngrire, se gjermanet e kan luksin te jene ose "naiv", ose cinik, ose te korruptuar sebashku, dhe prap te adhurohen si miq nga disa popuj te vegjel.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Velo partizani

          Bravo. I paske thene para meje ato qe doja te shkruaja.

          Përgjigjjuni
        2. Q
          Qemali

          Hiç nuk më pëlqen ky Enver, sepse qëmëton ca tema për të bërë sensaciom

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari

            Z Robelli tani gjeni kurajon te kritikoni politiken gjermane ? Ku ishit deri dje qe Merkeli beri lemsh politiken shqiptare dhe ate kosovare duke i ndersyer kunder Amerikes ? Ishte Merkeli qe bente lojra me integrimin e Shqiperise. Eshte SHBA ajo qe ka mbajtur. qendrim konstant ndaj nesh .

            Përgjigjjuni
            1. p
              ppa

              E ke thene mire, shqiptari; eshte Merkel qe , ne mos demtoi, nuk e shtyu 1 cm perpara ceshtjen Kosove - Serbi, me bisedime 10-15 vjecare ne kuadrin e BE. Premtoi per Ballkanin Perendimor e nuk hodhi asnje euro; me te drejte Vucic, Rama etj. promovuan Ballkanin e Hapur; edhe per Ukrainen qe prej 2014 , duhej te kishte parashikuar levizjen e Rusise e Putinit; tani nuk vlen as si ndermjetese, le te gezoj pensionin.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Partizani1

              /

              Përgjigjjuni
              1. A
                Altini

                Ruset jane njerezit me katilë qe ekzistojne. Dhunojne femrat, pijne shume, s'kane asnje respekt per te drejtat e njeriut. Pranojne miliardere ndersa shume njerez jane ne varferi te madhe. Udhehiqen nga nje diktator qe tmerron boten e lire me bomba berthamore. Rusia e Putinit, po te mundte, do e pushtonte edhe gjithe Europen ashtu siç e beri miku u ngushte i Stalinit Hitleri. Ruset e urrejne Europen e lire e demokratike, prandaj s'duhet aspak meshire t'i thuash s ejane vrastare dhe vdekjeprurës.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rasija pickedhija

                  mos ngaterro politiken me popullin e thjeshte

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    Rasija pickedhija mos vallë e zgjedh ti politikën e rusisë?? për kë leshin voton ai populli i thjeshtë? mos vallë për xhonsonin e GB apo për makronin e francës?? popull budalla,politikë shtypëse!! politika i bën mutin populli ha dajakun!!

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rasija pickedhija

                      ti anticensure harron shprehjen se turma eshe e trashe, individi eshte i zgjuar. Vlen per tere boten

                      Përgjigjjuni
                2. o
                  o sa mire me ???? shqiptare o e

                  Ne nuk kemi, jo ambasador, po as edhe nje roje ministrie kaq patriot sa ky ambasador ukrainas! Nderkohe qe patriot duhet te ishin ( i nderuari) President Metaj a Meta (varet si e ka) dhe (me ndere) Populli shqiptar. Por, rrini te qete, se sot nuk duhen me patriotet, vendi e ka marre rrugen.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqipetari-Berlin

                    @@Kristjan Lindner, nuk eshte nje "Politikane Klassi"..por nje Bythe-Mesuesi nga Profesjoni,qe gjithe Karrjeren e tije POlitike e ka Zhvilluar ne Qytetin e Düsseldorfit...pra edhe Kultura e tije "Diplomatike"..nuk eshte per te Vleresuar. FDP_pra Liberalet sikur se Quhen jane nje Parti ne Minorance...qe para 5-se vitesh nuk kishin me Perfaqesim ne Parlamentin Federal(Bundestag)..sepse Politikat e Liberaleve nuk kane qene Produktive.. @@Lindner..."U fry"..sepse pas daljes nga Parlamenti Federale ne Zgjedhjet e fundit mori perseri disa-Karrige...Shkut Nuk eshte NJe Politikane me shume Peshe ne POlitiken Gjermane..por Fatekeqesisht...edhe ne Gjermani POlitika "Vuan"..,sepse nuk ka me te Vertet Politikane me Tope..Sa per Russet:Ne gjermeni Flasin me "ze te ulet" per Russet....lol

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Parruca

                      Gjermania eshte fajtorja me e madhe qe Putini arriti ne kete pike. Nuk e di nese eshte dritshkurtesi e Merkelit, mbyllje sysh sepse nuk ja leverdiste per politiken e brendshme, apo thjeshte sepse kane patur simpati per Putinin. Mbase te gjitha bashke.. Gjermania dhe gati e gjithe Europa kane ulur buxhetin ushtarak ne ekstrem, dhe kur Trump e vuri ne dukje kete gje e trajtuan si te cmendur. Gjermania eshte totalisht e varur nga energjia fosile Ruse. Dhe ne vend qe te planifikonte nje autonomi, shkon e nderton Nord Stream 2 per varesi totale. Ose gjermanet jane te verber ose mazokiste se nuk ka shpjegim tjeter. Pervec Gjermanise edhe Franca dhe Italia i kane bere te 2 syte qorre sepse i shijojne parate e oligarkeve ruse qe investohen ne blerje pronash ne Côte d’Azur, ne Rivieren Italiane ne Alpe apo ne jahte. Fatkeqesisht Chamberlain dhe Daladier nuk do ishin te fundit lidere europiane qe do benin leshime katastrofike ne Europe. Udheheqesit europiane te dekades se fundit kane bere te njejten gafe. Kane fshehur diellin me shoshe nderkohe qe ne kufijte e tyre Putini aneksonte Krimene, dhe krijonte rajone autonome ne Donbas. Po te mos ishte per SHBA-te dhe BM Europa do kishte marre vetem disa sanksione kozmetike dhe do bente spektatoren sic ka bere dhe ne Bosnje apo Kosove.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kopilat pro Trump sot pro Putin

                        nga komentet dhe artikulli e bete Rusine si superfuqi nderkohe qe eshte nje vend i zhytur ne varferi me nje ushtri qesharake sic po e shofim Ukrainasit po ju thyejne brinjet cdo dite e me shume Ushtria eshte e pa ushqyer dhe me mungesa karburanti.,kane humbur qindra avjone dhe helikoptere,tanke dhe makina te blinduar,ushtare dhe gjenerale ...dhe gjithe kjo ne 4 jave Rusia nuk eshte Moska dhe shen Petersburg..ne pjeset e tjera te vendit eshte varferi e madhe dhe nuk mund te perballoin nje lufte te gjate keshtu qe do kerkojne bisedime keta muzhike stepash. Putanka do ta kete te veshtire tani e tutje Sanksionet po e dobesojne cdo dite e me shume Rasine e car Putinit NATO e ka rrethuar Ukrainen dhe cdo levizje e Putin kundrejt vendeve te NATO do marri pergjigje qe Putankes as i ka shkuar nder mendje ndonjehere

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bato

                          E perballuan ne luften e dyte 4 vjet lufte por, kishin nje Gjermani me nj popullsi me te vogel se te Rusise qe i kishte forcat te perhapura ne Evropen erendimore e deri ne Afrike te blllokuar nga deti. Ne kohen e Enverit ne nuk na tregonin se ne luften e dyte boterore Rusia kishte ne prapavije ekonomine me te madhe te botes, SHBAne, qe e ndihmoi financiarisht (10 miliard dollare te asaj kohe qe jane te barabarta me 200 mikiard te sotmet) me armatim, automjete dhe ushqime dhe me bombardimet e pernatshme mbi qytetet gjermane per trevjet rresht, etj.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anti25642654censurë

                            Kopilat pro Trump sot pro Putin dhe pro diktaturë!! janë qënje që për pes lek shesin bythën e tyre dhe tek gomari!! ndyrësira që as veten nuk e kuptojnë!!

                            Përgjigjjuni
                          2. a
                            american16al

                            Lufta ne Ukraine vec tragjedise qe po ndodh ne ate vend tregoji realitetin e vendeve per rreth ne Europe dhe bote se cfare perfaqesojne ne te vertete shtete me dy fytyre dhe jo si medohet dhe jane.Gjermania prej kohesh eshte kthyer ne kone servile e Rusise por pas difates be Ukraine te Rusise, Gjermania kthen fytyren bga USA, ajo “partnere” e pabesueshme dhe habitem pse eshte anetare e NATO’s , ajo eshte syri dhe veshi i Rusise ne aleancen atlantike.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rusia e pamposhtur

                              Gjermania ka ineresa shume te ngushta me Rusine, jo vetem sot, historikisht. Por, duhet thene qe eshte Anglia qe leviz telat e kukullave gjermane e ruse. Pa Rusine evropa shkon drejt rrenimit nga politikat e sabotimeve angleze. Rrofte revolucioni popullor

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Emiljano

                                Sa her lexoj kshu lajmesh vk them jepi trump jepi putin zhdukeni faren e keqe soros lgbtqrs me acid

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje