Analizë e 'DER SPIEGEL': Kush po e udhëheq vërtet luftën në Iran?

14 Mars 2026, 09:50Bota TEMA
Analizë e  'DER SPIEGEL': Kush po e udhëheq vërtet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, u shfaq dukshëm i prekur kur tha se kishte «ëndërruar për 40 vjet» për këtë moment. Një luftë e kthyer në ëndërr jete. Një luftë kundër Iranit. Vitin e Ri, çiftet Netanjahu dhe Trump e kaluan së bashku në Mar-a-Lago, duke admiruar fishekzjarrët nën tingujt e këngës së grupit Queen, «Don’t Stop Me Now».

Sipas mediave amerikane, Netanjahu i kishte kërkuar Trumpit leje për të sulmuar pozicionet e raketave iraniane. Trump hezitoi. Gjithçka ndryshoi me një telefonatë më 23 shkurt. Netanjahu informoi Trumpin se shërbimi sekret izraelit e dinte vendndodhjen e saktë të Ali Hameneit dhe këshilltarëve të tij. Pasi CIA konfirmoi informacionin dhe negociatat bërthamore në Gjenevë dështuan, Trump dha urdhrin për sulm.

Më 28 shkurt, në orën 09:40, bombat goditën selinë e Udhëheqësit Suprem në Teheran. Por, ndonëse Trump dhe Netanjahu janë «padronët» e kësaj lufte, qëllimet e tyre po ndahen dita-ditës.

Superfuqia amerikane kërkon ta mbyllë konfliktin ushtarakisht dhe të ruajë stabilitetin, ndërsa fuqia rajonale, Izraeli, dëshiron ta paralizojë kundërshtarin për një kohë afatgjatë. Analisti Fareed Zakaria shpjegon se Izraeli synon një shtet iranian që nuk funksionon më, ngjashëm me Sirinë, ndërsa Washingtoni i trembet një shteti të dështuar që do të sillte jostabilitet në tregjet e naftës.

Edhe senatori Lindsey Graham, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra, ka kritikuar veprimet e Jerusalemit. Një këshilltar i Trumpit u shpreh se «Presidentit nuk i pëlqen sulmi. Ai dëshiron ta ruajë naftën, jo ta djegë atë». Analistët thonë se nuk ka një koordinim strategjik; lufta nisi thjesht sepse Netanjahu i ofroi Trumpit mundësinë për të eliminuar Hamenein.

Arsyet e Trumpit për këtë operacion të quajtur «Epique Fury» (Zemërimi Epik) mbeten konfuze: herë flet për ndryshim regjimi e liri, herë për eliminimin e programit bërthamor. Të hënën mbrëma ai kundërshtoi veten: fillimisht tha se do të duhen vite që Irani të rimëkëmbet, ndërsa pak orë më vonë deklaroi se lufta është «pothuajse e përfunduar».

Kjo luftë po zhvillohet pa mbështetjen e shumicës së amerikanëve. Vetëm 41 për qind e tyre e përkrahën ndërhyrjen në fillim. Ndërkohë, në Iran raportohen mbi 1200 të vdekur dhe ushtria amerikane po heton një sulm mbi një shkollë fillore, që mund të konsiderohet krim lufte.

«Bibi (Netanjahu) është fituesi i madh i kësaj lufte», thotë Aaron David Miller, ish-këshilltar i Departamentit Amerikan të Shtetit. Netanjahu ia doli ta zhvendosë vëmendjen nga Gaza te Irani, duke siguruar mbështetje masive në shtëpi (82 për qind e izraelitëve e përkrahin luftën) dhe duke forcuar pozitat e tij për zgjedhjet e vjeshtës.

Megjithatë, marrëdhënia SHBA-Izrael po pëson krisje. Për herë të parë, sondazhet e Gallupit tregojnë se amerikanët simpatizojnë më shumë palestinezët sesa izraelitët, duke e kthyer mbështetjen për Izraelin në një çështje që ndan palët politike./Marrë nga fb i Enver Robellit.

4 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta I riu

    Ne Kanunin e Lek Dukagjinit ka nje nen ku thuhet: ne rast se hutohet nje krahine e tere, atehere krahinat e tjera i turren me hu e me pushke deri sa te bjere ne mend. Une mendoj se i fituari i kesaj lufte asht populli i iranit qe ka ka pesuar shenja te deformimit mbetes nga Garda Revolucionare. Duhet ndihmuar e subvecionuar me teper per ta riparuar shpirtin perse, te shkelur nga diktatura revolucionare e sterzgjatur.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Nji pyetje Qesharake lobeistet Hebrenje qe kan ne dore financat dhe armet,kongresin,dhe senatin ata detyrojn ligjet dhe jaoin urdhera shteti se cfare te bejn tani eshte radha per te krijuar Izraelin e madh dhe pasurirat e energjise ti futin ne doren e tyre ,por kjo ngjarje sa ka filluar fundin nuk e din askush por mbas Iranit e ka radhen Turqia dy shtete te fuqishme dote dobesohen kurse tjeret dote kapitullojne pa lufte dhe dote mbeten argatet e Izraelit.

      Përgjigjjuni
      1. s
        soldati

        Lajmi i fundit :Tramp dhe Netaniau i kerkojne ndihme Rames per ngushticen e Ormuzit.

        Përgjigjjuni
        1. p
          populli

          Çizmia e botes,Tramp-Netanjahu.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje