
Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë ndaluar një tjetër avion që dyshohet se ka lidhje me Rusinë.
Sekretari i transportit Grant Shapps shkruan në Twitter se Anglia ka ndaluar fluturimin e një avioni të lidhur me Rusinë.
Avioni u pengua të ngrihej nga Aeroporti Luton i Londrës, ndërsa Departamenti i Transportit është duke hetuar nëse avioni ka shkelur sanksionet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar që ndalojnë avionët e lidhur me Rusinë.
Zyrtarët nuk do të jepnin asnjë informacion për emrin e pronarit të të avionit ndërkohë që hetimi është në vazhdim, shkruan BBC. Departamenti i Transportit ka ndaluar së fundmi dy avionë privatë që i përkasin Eugene Shvidler, një bashkëpunëtor i Roman Abramovich dhe një helikopteri privat në pronësi të HeliCo Group LLC.
Lini një Përgjigje