Anija e flotiljes humanitare drejt Gazës pretendon se u godit me dron nga Izraeli, autoritetet mohojnë sulmin

9 Shtator 2025, 19:34Bota TEMA
Anija e flotiljes humanitare drejt Gazës pretendon se u godit me dron nga

Flotilja Globale Sumud (GSF) për Gazën ka raportuar se anija e vet kryesore e ankoruar në portin tunizian të Sidi Bou Saidit u godit të hënën me dron, duke marrë zjarr.

Zëdhënësi i GSF-së akuzoi Izraelin si shkaktar të incidentit, ndërsa Garda Kombëtare e Tunizisë deklaroi se raportimet për një sulm me dron ishin “plotësisht të pabaza”. Sipas agjencisë, zjarri erdhi si pasojë e një bishti cigareje të ndezur ose një çakmaku, që mund të jenë përdorur për t’i vënë flakën një jeleku shpëtimi.

Sipa GSF-së, incidenti ndodhi në “Anijen Familjare” që po lundron me një flamur portugez dhe ku qëndrojnë pjesëtarët e komitetit drejtues të grupit, i cili lobon për ndihma për popullatën e Gazës, si dhe për fundin e luftës Izraelit me palestinezët. Mësohet se mbrëmjen e së hënës rreth orës 11:45, në momentin e sulmit me dron, sipas GSF-së, në bordin e anijes ndodheshin gjashtë persona. Grupi postoi edhe video në rrjetet sociale, duke shfaqur një pajisje të ndezur që ra mbi anijen dhe më pas shpërtheu. Flakët shkaktuan dëmtime te kuverta e anijes dhe dhomat poshtë saj.

Nuk ka autoritet tjetër që mund të bënte një sulm të tillë, një krim të tillë, veç autoriteteve izraelite. Ata po kryejnë gjenocid prej 22 muajsh dhe janë gati të sulmojnë një flotilje paqësore, të parrezikshme,” tha zëdhënësi i GSF-së, Saif Abukeshek, duke akuzuar Izraelin.

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për Palestinën, Francesca Albanese, e cila është bërë pjesë e flotiljes, tha se detajet për sulmin duhen verifikuar, por Izraeli ka një histori të gjatë sulmesh ndaj anijeve që kanë për destinacion Gazën.

Nëse konfirmohet që ka qenë sulm me dron, do të ishte një sulm dhe agresion kundër Tunizisë dhe sovranitetit tunizian. E them përsëri, nuk mund të vazhdojmë ta tolerojmë këtë dhe të normalizojmë të paligjshmen,” tha Albanese.

Mes më shumë se 50 anijeve që janë pjesë e GSF-së ka aktivistë të njohur nga 44 shtete të botës, si aktivistja suedeze Greta Thunberg dhe politikania portugeze Mariana Mortagua. /AJ

3 Komente

  1. I'm making over $7k a month working component time. I saved hearing other people inform me how lots cash they could make online so I decided to look at it. Well, it turned into all proper and has definitely modified my life. This is what I do... W­o­r­k­9­9­.­s­i­t­e

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      hej ti që jo vetëm ke gjetur amerikën por dhe 7 mijë në muaj,nënshkruaj dhe me emrin tim dhe po ti dhuroj 7 mijët e mija!!pastaj mo e përhap kaq shumë se mos mbetesh pa lek vetë!e di që je një altruist,por normalisht,altruistë si ti janë ata tipa që të hedhin "dorën në qafë e gishtin në bythë"!!"[email protected]"=BEQIR LULISHTESH

      Përgjigjjuni
    2. a
      anti25642654censurë

      "Flotilja Globale Sumud (GSF) për Gazën"me këto anije po shkojnë në gaza??fiçka e sëmës,këta po shkojnë me bo luftë,me çliru gazën dhe jo me çu ndihma humanitare!mor idiotët e mutit mos ilustroni artikullin me anije lufte kur flisni për ndihma humanitare!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje