Po prisnin radhën e pensioneve, sulmi rus vret 23 persona në Ukrainë! Zelensky: Boll heshtët

9 Shtator 2025, 16:56Bota TEMA
Po prisnin radhën e pensioneve, sulmi rus vret 23 persona në

Njëzet e tre persona janë vrarë në një sulm ajror rus në një fshat në Ukrainën lindore, sipas një zyrtari lokal.

Viktimat ishin njerëz të zakonshëm që mblidhnin pensionet e tyre në vendbanimin e Yarovës në Donetsk, tha presidenti Volodymr Zelensky.

Teksa njoftoi sulmin, Zelensky u bëri thirrje aleatëve të shtojnë presionin ndaj Moskës, forcat e së cilët vijojnë ofensivën e egër në rajonin lindor të Donjetsk.

“Sulmi goditi qytetarët, civilët e thjeshtë. Pikërisht në momentin kur po shpërndaheshin pensionet”, shkroi ai në platformën X.

Siç raportohet 21 persona të tjerë kishin mbetur të plagosur. Ai i kërkoi botës të mos heshtë, dhe e vuri theksin tek nevoja e një përgjigje të vendosur nga SHBA dhe BE. 

2 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Akoma se ka kuptuar karagjozi zhele, qe perendimi kolektiv po tall trapin me ukrainën! Fundin e luftës e ke Ti në dorë! Shko dorëzohu tek rusi dhe jepi atë qe do, shpëto atë qe mund të shpëtosh! As Ti dhe as perendimi nuk e ndalon rusin në objektivat e saj.

    Përgjigjjuni
    1. p
      partia

      Po, mor, po. Po ckeni që nuk njihni Kosovën, e zgërdhihesh me Vucicin, vëllezër gjak vampiri me Petnë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje