
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se zyrtarë të saj kishin zbuluar mina kundër personelit, të vendosura përreth centralit bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë.
Në një deklaratë të agjencisë thuhej se minat u vunë re të dielën "në atë që njihet si zona neutrale, mes gardheve rrethuese të brendshme dhe të jashtme të zonës". Sipas zyrtarëve të agjencisë asnjë minë nuk ishte parë "brenda perimetrit" të centralit.
Që në fazat e hershme të sulmit rus ndaj Ukrainës, centrali ka qenë nën kontrollin e ushtrisë ruse. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur mbi rrezikun e një katastrofe bërthamore, duke bërë thirrje për masa sigurie në centralin më të madh bërthamor të Evropës.
Shefi i agjencisë Rafael Grossi tha se ishte informuar se vendosja e minave ishte bërë në një zonë që kontrollohej nga ushtria.
Po ai tha se “vendosja e eksplozivë të tillë, në zonën e centralit, bie ndesh me standardet e sigurisë dhe udhëzimet mbi sigurinë bërthamore të agjecisë” që ai drejton. Ai shtoi se një gjë e tillë krijon trysni psikologjike shtesë mbi personelin e centralit, edhe pse sipas një vlerësimi fillestar të agjencisë, bazuar në vëzhgimet e saj dhe sqarimet që ka marrë nga zyrtarë të centralit, shpërthimi i minave nuk do të ndikonte në sistemet e sigurisë së centralit.
Ekspertët e agjencisë po vazhdojnë gjithashtu të monitorojnë çështjen e ujit që nevojitet për të ftohur reaktorët e centralit, pas shkatërrimit në qershor të digës Kakhovka, që preku një rezervuar aty pranë.
“Centrali do të vazhdojë të ketë ujë të mjaftueshëm për disa muaj”, thanë zyrtarë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Agjensia Nderkombetare e Energjise Berthamore fsheh te verteten,..... Centrali berthamor i Zaporizhias eshte nje "mine me sahat" kjo rrangulline eshte ndertuar ne kohen kur ekzistonte ish BRSS dhe te tjera si kjo qe jane brenda territorit te Ukraines duhet te mbyllen dhe nuk kane asnje siguri jane mete pasigurta se centrali berthamor qe shpertheu ne Cernobil ne 1984. Evropa ka mbi koke shpaten e..... Zaporizhias dhe te shume centraleve berthamor qe sot jane ne pune ne Ukraine.
Mina kunder personelit .As pare e as degjuar ?