
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili kandidon për të marrë emërimin zyrtar të Partisë Republikane për zgjedhjet e vitit 2024, u përfshi në një aksident me makinë në shtetin Tenesi të martën. Zëdhënësi i tij tha se zoti DeSantis nuk ka pësuar lëndime.
"Këtë mëngjes, guvernatori u përfshi në një aksident me makinë ndërsa po udhëtonte për të marrë pjesë në një aktivitet në Chattanooga të shtetit Tenesi", tha zëdhënësi i tij Bryan Griffin, në një deklaratë. "Ai dhe ekipi i tij nuk janë lënduar”, shtoi ai.
Zyrtarë të të fushatës nuk dhanë informacione shtesë.
Zoti DeSantis, 44 vjeç, konsiderohet si rivali kryesor i ish-Presidentit Donald Trump në garën mes republikanëve për zgjedhjet e vitit 2024.
Ura ...Ura... nuk është aksidentuar!
Domethene lajmi jepet vetem per mkinen qe ka pesuar lendime te lehta!Hajde media hajde.Kazan i vertete.Po qe pas aksidentit atij i kishte shpertuar shurra pse nuk e thoni dhe perpak sa nuk e kishte bere ne brek!Ky lajm perkon me lajmin tjeter qe vulehumburi Agron MARKAGJONI pasi beri nje trajnim special prane zyrave nen toke ,kerkon me ç'do kusht te pasoje Sali Berishen pasi kane bere te njejtin kurs ne keto zyra.Po ta kini vene re mire pas kthimit nga trainimi ehte fryre si gjel duke konkuruar brenda llojit Lul BASHEN ,nje tjeter kandidat me steme poshte jakes se xhaketes. Ndaj edhe Agron Markagjoni kerkon nje vule!