
Lëkundjet e tërmetit kanë rikthyer frikën tek banorët e Adanasë në Turqi.
Qendra Europiane e Sizmologjisë ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 5,5 i shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e së martës në zonën e Kozanit në krahinën e Adanasë.
“Ne u tronditëm mëngjesin e sotëm për më shumë se 10 sekonda, por për fat të mirë, deri tani nuk kemi marrë raportime për ndërtesa të shembura”, ka thënë Guvernatori i Adanas Süleyman Elban.
Emergjencat Civile kanë bërë të ditur se lëkundjet janë ndjerë të fuqishme edhe në Osmaniye dhe Gaziantep, dy nga qytetet e tjera të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm në fillim të këtij viti.
Lini një Përgjigje