Nga Antony J. Blinken, ish-sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden
Botuar në "New York Times"
Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej objekteve bërthamore të Iranit ishte i paarsyeshëm dhe i panevojshëm. Tani që është kryer, shpresoj me gjithë zemër që të japë sukses.
Ky është paradoksi për shumë ish-zyrtarë si unë, të cilët janë marrë me problemin bërthamor të Iranit në administratat e mëparshme. Ne ndajmë të njëjtën vendosmëri: që Irani të mos lejohet kurrë të prodhojë apo të zotërojë një armë bërthamore. Irani pa armë bërthamore është mjaft problematik: një nga sponsorët kryesorë të terrorizmit; një fuqi shkatërruese dhe destabilizuese përmes grupeve të tij nën kontroll në Liban, Siri, Gaza, Jemen dhe Irak; një kërcënim ekzistencial për Izraelin. Një Iran me armë bërthamore do të ndjehej më i guximshëm për të vepruar me edhe më shumë pandëshkueshmëri në të gjitha këto fronte.
Pse ishte një gabim ky sulm?
Së pari, nuk duhej të arrinim deri këtu. Në vitin 2015, administrata Obama, së bashku me Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Europian, arriti një marrëveshje me Teheranin për Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët (JCPOA). Kjo marrëveshje e vendosi programin bërthamor të Iranit në një “kasafortë”, me procedura të rrepta për monitorimin e tij. Ajo e zgjaste kohën e nevojshme që Irani të prodhonte sasinë e nevojshme të uraniumit të pasuruar për një bombë në të paktën një vit. Nëse Irani do ta shkelte marrëveshjen ose nuk do ta zgjaste pas përfundimit të disa dispozitave pas 15 vitesh, ne do ta dinim dhe do kishim kohë të mjaftueshme për të reaguar, përfshirë edhe ushtarakisht nëse do ishte e nevojshme.
Në vitin 2018, Presidenti Trump e anuloi marrëveshjen dhe nuk e zëvendësoi me asgjë. Si kundërpërgjigje, Irani e përshpejtoi programin e pasurimit, duke ulur ndoshta kohën e nevojshme për ndërtimin e një bombe bërthamore në vetëm pak ditë apo javë. Në thelb, z. Trump tani po përpiqet të shuajë një zjarr mbi të cilin ai vetë hodhi benzinë.
Së dyti, materiali i zbërthyeshëm është i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm për një bombë. Duhet gjithashtu një pajisje shpërthyese. Sipas shërbimeve tona të inteligjencës, pavarësisht mesazheve të ndryshme nga administrata Trump, Irani nuk ka marrë ende vendim për të kaluar në fazën e armatosjes. Nëse dhe kur ta marrë këtë vendim, atyre do t’u duhen 18 deri në 24 muaj për të ndërtuar një pajisje shpërthyese. Pra, kishte ende kohë që diplomacia të funksiononte dhe situata nuk ishte aq emergjente sa e paraqiti z. Trump.
Së treti, sipas ekspertëve me të cilët kam folur, ekzistojnë dyshime të mëdha për efektivitetin e bombës së njohur si Massive Ordnance Penetrator (M.O.P.), bomba 30 000 paundëshe unike në arsenalin amerikan, për të shkatërruar plotësisht objektin e Fordow-it dhe komponentë të tjerë të thellë apo të fortifikuar të programit bërthamor iranian. Raportet fillestare sugjerojnë se infrastruktura bërthamore iraniane është dëmtuar rëndë, por jo shkatërruar plotësisht.
Së katërti, gjatë simulimeve të opsioneve ushtarake në kohën e administratës Biden, kemi pasur shqetësime se Irani do të shpërndante rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në lokacione të sigurta dhe do të ruante centrifugat e nevojshme për ta pasuruar atë sasi më tej në kohë të shkurtër. Në këtë skenar, regjimi iranian mund të fshihte materialin e tij afër gradës së armës, të jepte dritën jeshile për armatosje dhe të niste një sprint drejt ndërtimit të një bombe. Pra, sulmi i z. Trump mund të sjellë pikërisht atë që donim të shmangnim, një përsëritje e mundshme e sulmit të Izraelit ndaj reaktorit Osirak të Irakut në vitin 1981, pas së cilës Sadam Huseini e përshpejtoi programin e tij në mënyrë të fshehtë.
Së fundmi, edhe pse nuk ka dyshim se ky sulm e ka penguar përkohësisht programin bërthamor të Iranit, Irani mund të rindërtojë shpejt në vende dhe në thellësi që janë praktikisht të paprekshme nga sulmet ajrore, ndërsa njëkohësisht e ndjek edhe procesin e armatosjes. Pra, edhe pse programi i tyre është ndërprerë ndjeshëm dhe fitimi i kohës është pozitiv, kjo nënvizon faktin se mbajtja e JCPOA (marrëveshjes së Obama-s) ishte opsioni më i mirë. Ajo na siguronte të paktën 15 vite, në vend të vetëm disa muajve. Dhe na shpëtonte nga rreziku i kundërpërgjigjes iraniane, siç ishin sulmet me raketa të së hënës ndaj forcave tona në rajon, si dhe nga përshkallëzimi i mëtejshëm, përfshirë rrezikimin e lëvizjes së naftës globale nëpër Ngushticën e Hormuzit, operacione terroriste në tokën amerikane apo sulme kibernetike të sofistikuara.
Dhe, paradoksalisht, veprimet e z. Trump ishin të mundshme vetëm falë punës së administratave Obama dhe Biden.
Administrata Obama përshpejtoi zhvillimin e bombës M.O.P. dhe përgatiti planet e kontingjencës për operacione të tilla si ai që autorizoi z. Trump. Presidenti Biden udhëzoi ekipin e tij që t’i stërviste dhe përmirësonte ato plane. Në vitin 2023, zhvilluam gjithashtu stërvitjen më të madhe ndonjëherë me Izraelin, një lloj provë gjenerale për veprimin më të fundit.
Gjithashtu, z. Biden mbështeti përpjekjet e suksesshme të Izraelit për të dobësuar rëndë Iranin dhe përfaqësuesit e tij. Dislokimet tona ushtarake, përpjekjet për zmbrapsje dhe mbrojtja aktive e Izraelit kur Irani e sulmoi drejtpërdrejt për herë të parë, i lejuan Izraelit të godiste përfaqësuesit iranianë dhe mbrojtjen ajrore të Iranit pa shkaktuar një luftë të gjerë. Kjo krijoi një situatë të favorshme për z. Trump për të negociuar marrëveshjen e re bërthamore që ai premtoi vite më parë — ose për të sulmuar. Do të dëshiroja që ai ta kishte ndjekur rrugën diplomatike që i kishim lënë. Tani që vendimi ushtarak është marrë, më mbetet vetëm të shpresoj që dëmi që kemi shkaktuar ka qenë maksimal — dëmi që i jep presidentit fuqinë e nevojshme për të arritur më në fund marrëveshjen që deri tani nuk ka arritur ta realizojë.
Ky eshte sekretari i shtetit me i dobet ne historine e vendit tone, duke qene se ai tjetri ishte me demence dhe parkinson ky pati nje fushe shume te gjere veprimi dhe e shkaterroi vendin tone, i biri i perendise morri nje trashegimi teper te veshtore edhe komplekse por fale gjenialitetit te tij do te dije ta coje njerezimin drejt nje te ardhme te sigurte, te jetosh sa malet Donald.
Trampi eshte arkaik dhe i pasofistikuar. Megjithate pasiviteti i Obames ndaj nderhyrjes ruse ne Siri hapi rruge per dobesim te influences atlantike ne lindjen e mesme dhe rrjedhimisht fuqizimin e Iranit ne rajon.
Kot je lodhur o shoku "Perikli". Artikulli duket shumë saktë që është ndërtuar thjesht mbi kundërshtitë politike ndaj Trump që pa dyshim është qënja më idiots që bota ka parë ndonjëherë si udhëheqës të US. Por let të flasim pak për këtë artikull, bombardimi ishte I saktë pot I pa efektshëm. Shpejt u morr vesh se u bë thjesht një lojë luftosh. Irani ka hequr gjithçka nga ndërtesat nëntokësore she amerikanët kishin zbrazur fushën ushtarake ku ranë raketat iraniane. Nqs ka diçka serioze për të shpëtuar nga qeveria e pa skrupull e Iranit duhet që bombardimet të mos ndalonin derisa të shembej diktatura e Iranit. Populli të armatosej nga ajri nga Izraeli dhe US në mbështetje të popullit që do liri. Shembulli më I mirë është Siria. Fatkeqësish askush nuk do tja dijë ... "Perikliu" e ka mendjen të shajë Trumpin dhe jo të gjykojë realitetin. Irani shumë shpejtë do ketë bombën bërthamore dhe atëherë do jetë edhe fundi...
Biden, Blinken, Trump dhe jashtëqitja tjetër më e ndyrë e shek 21, Netanjahu, për gjenocidin ndaj palestinezëve dhe shfarosjes së dhjetra mijëra fëmijve, jeni pasardhësit e Hitlerit, Himlerit dhe Leopoldit . Jeni jo thjeshtë kriminelë lufte, por jashtëqitjet më të mëdha të rracës humane.
Ik or pirdhu
Frrr pal? Jo në pidh të satëme vafshin. Mo je gjë serb ti?
Free Palestine,nuk ma merr mëndja që ti të kesh shkruar të njëjtat fjalë dhe në 7 tetor 2023!!ma merr mëndja se ti ke dalë në rrugët e berrlinit a të milanos me flamur palushësh në dorë për të festuar "fitoren" e tyre!!ma merr mëndja se ti vëllezër ke palët dhe tërë ata që i quan vëllezër besimi e jo ata që ke vëllezër gjaku a kontinenti!!o shkërdhatë Free Palestine,ti je një debil/le që se ke shokun/qen!je nga ata që shesin pordhë duke shkrehur armët në ajë dhe zhurmën e tyre e quajnë burrëri,ose fitore,por nuk janë në gjëndje ta parashikojnë,ta pranojnë pasojën e "fitores" së tyre!!mendojnë si flaka e kashtës dhe përfundojnë nën një përmbytje totale!e atëherë të tjerët janë fajtorë,të tjerët shkaktojnë genocid,që ata dëshironin,provuan ta bënin!
Nuk jam dakort me Blinken edhe pse kam qene gjithnje dakort me te. Nuk kam qene kurre dakort me Trump por ne kete rast duhet pranuar qe ai shkelqeu. Nje grusht derrmues ne fytyre eshte me efektiv se 100 marreveshje me genjeshtaret. Kjo goditje bashke me vrasjen e komandanteve dhe shkencetareve te Iranit eshte levizje historike. Merite te jashtezakonshme kane israelitet per precision, shpejtesi dhe "kurajon e luanit" qe ka vetem IDF sikurse edhe Trump me shkathtesi te jashtezakonshme goditi pa marre asnje kunderpergjigje. Paqja u vendos dhe objektivat u arriten. Z. Blinken mendon qe goditja nuk ishte efikase 100%. Kjo mund te jete e vertete, por eshte nje leksion i jashtezakonshem per Khamenein. Ai nuk mund te levize më fijet (hezbollah, houthi dhe hamas) prapa shkembijve ne Iran sepse tashme e ka kuptuar qe ata mund te shpohen orape ne vazhdim. Endrrat e Khameneit me aleancat ruse apo kineze mbeten endrra. Tani marreveshja do te jete me e lehte. Ky ishte nje operacion kunder kancerit dhe Khamenei bashke me moshen qe ka, deshtoi plotesisht ne misionin e tij. Koha do te vertetoi qe Netaniahu dhe Trump ndertuan koalicionin me te efektshem, sulmin blitz historik kunder te keqes duke qetesuar gjithe boten.
Me ty, megjithëse nuk kam kohë ta lexoj të gjithën. Në princip po.
si gano dhe unë i një mëndje me ty!ndryshe nga gano,lexova si komnetin tënd dhe prononcimin e blinken!!e kam respektuar për mënyrën e të folurit dhe të paraqitjes,dipllomat i vërtetë!me presidencën baiden e bëri punën si duhej,por nuk la ndonjë gjë për të thënë "kjo ishte nga blinken"!!në këtë prononcim për ngjarjet e fundit,më lë përshtypjen e një partiaku shqiptar!!"ne pregatitëm gjithçka,por meritën e mori ai tjetri",ose e thënë nga një "demokratiks" i saliut,"na vodhën idenë,parapregatitjen"!!të gjitha ato pika,5 syresh,janë një analizë në retorspektivë,një nga një,që për momentin nuk thonë asgjë!janë justifikime koti për vepra të kryera në mënyrë të dobët!!tërë strategjia e ndjekur nga perëndimi ka qënë një kopje e veprimeve të periudhës së luftës së ftohtë!!me shpresën se do arrihet i njëjti rezultat si atëherë!!pak a shumë do kemi të njëjtin fat si atëherë!!duke filluar nga kina,rusia,irani,për KeV,nuk i plas kujt,u shpresua se ngadalë ngadalë këto vënde o do shkonin në drjetimin perëndimor,o të paktën do implodonin brënda tyre si BRSS një herë e një kohë!!kina u "ndihmua" në një sasi të tillë sa mund të thuash me plotë gojën është rrezik për tërë botën!rusia u mbajt gjallë me ndihmat e perëndimit për tu këthyer në kërcënuesin kryesor për perëndimin!!irani u lejua të bëjë çi do bytha nën preteksin se "çdo popull vendos vetë për mënyrën si do të qeveriset!!por nuk ndodhi kështu!kina u bë gjithnjë e më agresive,pavarsisht qetësisë dhe "butësisë" së saj,rusia me luftrat e brëndëshme dhe pushtimet e lejuara filloi të kërcënonte drejt për drejt tërë perëndimin,me kulmin në dhjetor të '21shit,ku diktonte se çfar duhet të bënte tërë perëndimi nëse desh të ishte "mik i rusisë",kurse iranit ju vendosën disa sanksione pavarsisht se ai agresivitetin e tij e praktikoi në tërë derjtimet,duke filluar nga propaganda për shfarrosjen e izrailitëve dhe izraelit,deri tek krijimi dhe subvencionimi i grupeve terroriste!!për iranin i gjithë ky përparim ishte falë qeverive perëndimore,pa përjashtuar askënd!amerikan a europian!!tashti ti këthehemi momentit!sulmi 36 orësh(në total,nga nisja në këthim të bombarduesve)emrohet në shumë mënyra!nga ajo e "cënimit të sovrantitetit të një shteti" deri tek "nuk arriti 100% të rezultatit të parashikuar"!!e para dhe mund të vihet në diskutim,por duke parë se me ç'shtet kemi të bëjmë!?me një shtet që nuk i ka ndenjur bytha pa u përzjerë gjithandej për 46 vjet rresht!?atëherë nuk ka asgjë të keqe nëse i është cënuar sovraniteti i tij!!ky shtet islamik fondamentalist,po të kishte mundësi dhe pak më të mëdha nuk do rrinte pa cënuar dhe më tepër sovranitetet e shteeve të tjera!prandaj dhe për këtë pikë bie vlera e "cënimit të sovranitetit"!!e dyta,"rezultati më i vogël se 100%"më duket si një nga ato thënjet "nuk është perfekte"!!presja pas një numri nuk është shpikur kot!!ajo është shpikur për të treguar se nuk ka fund!!të gjitha pikat që përmënd blinken janë të drejta,por rezultantja është e gabuar!!ai thotë se një herë e një kohë u bë kjo e ajo për të arritur atje e këtu!!kemi 100 vjet që bëjmë strategji gjithandej dhe për çdo gjë,përfundimi??patëm fat që nuk e nxehëm luftën e ftohtë dhe deri ditën e fundit nuk e dinim se njëra palë mund të shkërmoqej aq pa pritur!!blinken flet për informacion të shërbimeve sekrete?!të kujt??të atyre,ruse a perëndimore??asnjëri nuk ishte i aftë të jepte një përvcaktim të qëndrueshmërisë ukrainase!!të iranit në këto dy muaj!! po ta analizosh situatën në tërësinë e saj,në periudhën dy vjeçare,o dhe 3.5 vjeçare(përfshi fillimin e agresionit rus)do shohim se kjo mbështetje e qënjes portokalli ishte një veprim i drejtë!!jo se qënja portokalli ka ndjenjën e drejtësisë!jo ai është një koqe sa nuk ka ku të shkojë,por është gjeni në kapje ne momentit për të përvetsuar suksesin e të tjerëve!!bashkimi i tij me izraelin ishte në kohën e duhur dhe ndoshta veprimi vendimtar që mund të ndryhsojë shumë në të ardhmen!nuk kishte asnjë rëndësi a u shkatërrua apo jo 100% programi për krijimin e bombës bërthamore!jo,aspak!iranianët mund të kenë sasinë e duhur që në këto momente ose më vonë!aty u shkatërrua ai mit muti që po mbizotron prej kohësh!"FRIKA NGA BOMBARDIMI BËRTAMOR"!nga kjo frikë,europianët në masën më të madhe,amerikanët më pak,kanë qënë të detyruar të pranojnë çdo pisllëk!në çdo rast si sovjetikët dhe rusët kanë kërcënuar me një bombardim të tillë duke i vënë dhe një emër që nuk i përshtatet,sidomos pas 1991shit!L3B!!si sovjetikët dhe rusët pavarsisht se kanë kërcënuar gjat gjithë kohës,asnjëherë nuk kanë vënë në praktikë kërcënimet e tyre!!githnjë kanë lënë në baltë miqt e tyre!!bombardimi amerikan;që pasoi atë përpjekje izrailite gati 2 vjeçare,pas tetorit '23,goditjen e hamasonëve,sakatimin e hezbolacve,goditjen e disahershme të iranit;ju tregoi iranianëve se nuk i plas luci askujt për ta!!se "miqt",e përjetshëm,a të pakufijshëm,që duan armatim prej teje,a çfardolloj epiteti!?nuk ju ha kari për ty kur vjen muhabeti për të lënë kokën!!ndoshta i beri iranianët ti thërrasin mëndjes si i thirri muhamir gadafi në vitet '80!!tashti të kemi kohë të shikojmë se ku do dalin punët!!nëse ndodh kjo që përmënda më sipër!?do shohim se dhe puta e rusisë do ulë hundën!!dhe ai e pa se kina blersi më i madh i naftës iraniane,nuk lëvizi fijen e flokut për të thënë një fjalë!!ndoshta dhe ai debil që kërcënon me atom,do ta kuptojë se jo vetëm pordhët,por dhe bllofi të kutërbojnë!!
Akoma ka surrat dhe del e flet ky palaço qe megjithe ate kllounin Biden e çuan Ameriken ne piken me te ulet historike.
Po c bote kane qetesuar moj Asd moj e uruar , po jane vrare njeres nga raketa e Netanjaut , kokat e shkences berthamore apo palestinez plus Izralit me gjithe shkaterimet qe kane bere , te duket normal ty kjo ??? Neser futesh edhe ti ne lufte te vjen ke dera si mund ti thuash bravo Trumpit qe mbeshtet Izraelin per te vrare dhe ka bere pune te shkelqyer ??? Pervec panikut qe ka shtuar ne popull asgje pozitive ? Kesaj I thone LOJE me KUNGULLESHKA ne kuris te jeteve te njerezve te pa fajshem ??? Te gjithe njerezit e thjeshte duhet te ngrejne zerin fuqishem per te parandaluar OREKSIN e cfrenuar te kokave te krimbura , duke filluar me Njetanjahun se Ai e filloi i pari dhe u kenaq me ato kokat e medha Iraniane qe ne fund punonin per vendin e tyre si cdo shkencetar per vendin e vete , pastaj me Trump qe e mbeshtet e te tjere qe duan te behen SUPERFUQI ??? Popujt duan PAQE qetesi nuk duan LUFTE .
Ti i lave brekët? Apo përdor pampers, "përdor e hidh"¿
"Popujt duan Paqe nuk duan lufte"???aman mor/moj ose mormoj,slloganin përdore për pseudonim apo thjeshtë si shkruan gano,për të fshehur mutin që nuk ta mbajti vrima përdor sllogane boshe??hajvani i lalit,popull është nga më i humburi i njerëzve deri tek drejtuesi i një morie të tërë njerzish!prandaj o hajvani i lalit "populli" është ai që bën dhe pëson luftën!DO APO NUK DO!!me regjimin idiot,fondamentalist fetar,të iranit si duhet të veprojë njeriu??duhet ti përulet??nuk fiton gjë se ta pret kokën më kollaj!duhet të bëjë sikur nuk egziston?ai egziston dhe forcohet,dhe të kërcënon tërë kohën!!"Popujt duan Paqe nuk duan lufte ",përveç irakut të sadamit,diktator njëlloj si ajatollahët,por jo fetar,askush nuk i ka rënë në qafë iranit!!gjat këtyre 46 vjet shteti islamik,irani ka kërkuar gjithnjë,predikuar në xhamitë e tij zhdukjen e izraelit!predikimi nuk është bërë nga hoxhallarë do si do,por nga vetë koka e shiitizmit!ajatollahu i radhës!!irani me anë të subvencioneve ka krijuar,ndihmuar grupe paramilitare deri në terroriste në të gjithë lindjen e mesme!qëllimi?zhdukja e shtetit izrailit!!çfarë duhe të bëjmë,bëjnë, o paqe në botë,o mis universi??duhet të vazhdohet të flihet gjumë dhe kur të masakrojnë dhe të mendosh se je në ëndërr,apo të bësh të kundërtën!ti kundërvihesh??or debil i lindur për të mos thënë trasëgues budallallëku!izraeli nga 1948 e këtej është sulmuar 6 herë!po të mendonin si ti!?do kishin shkuar në PS,por mbrojtën bythën e tyre dhe i çuan të tjerët në PS!!me shtetin që bënë marrveshje të njohejes reciproke,egjyptin,i këthyen tokat e pushtuara dhe janë gjat 40 e kusur vitesh në paqe e nuk kanë probleme!!me vëndet e gjirit,përfshi AS,janë në mardhënje të mira prej një dekade!!ti do vazhdosh akoma të flasësh për paqe të popujve sa herë ju del huq masakra "popullit tënd"myslyman??apo do mendosh për paqe edhe kur "populli tënd" masakron çfarë gjen përpara??debila të lindur!!