As Ukraina dhe as SHBA, ja cili shtet është më armiqësori në botë për rusët

12 Qershor 2025, 13:42Bota TEMA
As Ukraina dhe as SHBA, ja cili shtet është më armiqësori

Një ndryshim domethënës në perceptimin e rusëve për vendet mike dhe armiqësore ka dalë në pah nga sondazhi i fundit vjetor i kryer nga Qendra Levada në Rusi. Sipas këtij sondazhi, për herë të parë që prej vitit 2013, Shtetet e Bashkuara nuk janë më vendi që perceptohet si më armiqësori nga rusët – një vend që tani mbahet nga Gjermania dhe Britania e Madhe.

Gjermania kryeson listën e vendeve që konsiderohen më armiqësore nga rusët me 55% të përgjigjeve, ndjekur nga Britania me 49% dhe Ukraina me 43%. SHBA renditet në vendin e katërt me 40%, një rënie prej 36 pikësh krahasuar me majin e vitit 2024. Kjo rënie e ndjeshme në perceptimin negativ ndaj SHBA-ve lidhet edhe me ndryshimin e qëndrimeve të brezit të ri, të cilët e shohin këtë vend më shumë si një destinacion turistik sesa si armik.

Në vijim të listës armiqësore janë edhe Polonia (37%), Franca (32%) dhe vendet baltike si Lituania dhe Letonia (28%). Sipas analistëve të Levada, ndryshimi i këtij perceptimi lidhet drejtpërdrejt me qëndrimin e vendeve të NATO-s dhe BE-së ndaj luftës në Ukrainë, si dhe me sanksionet kundër elitës ekonomike dhe sektorëve strategjikë rusë, shkruan A2 CNN.

Në anën tjetër, kur pyeten për vendet mike, shumica e rusëve përmendin Bjellorusinë (80%) dhe Kinën (64%) si aleatët më të ngushtë. Më tej renditen Kazakistani (36%), India (32%) dhe Koreja e Veriut (30%). Vlen të theksohet se perceptimi pozitiv ndaj Kinës dhe Bjellorusisë është rritur ndjeshëm që nga viti 2012.

India gjithashtu ka përfituar nga klima e re gjeopolitike, me një rritje të mbështetjes nga rusët që prej vitit 2022, në kontekstin e luftës në Ukrainë. Ndërkohë, perceptimi i iranianëve dhe armenëve si aleatë ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme, përkatësisht në 11% dhe 9%.

Lidhur me Bashkimin Europian, qëndrimi është përgjithësisht negativ: 64% e rusëve kanë një perceptim të keq, ndërsa vetëm 21% shprehin një qëndrim pozitiv. Ndër të rinjtë nën 24 vjeç, kjo shifër arrin në 38%, veçanërisht mes atyre që informohen përmes kanaleve alternative si YouTube. Përkundrazi, ata që informohen nga televizionet shtetërore mbeten shumë më negativë ndaj BE-së.

Sondazhi tregon qartë një zhvendosje të orientimeve gjeopolitike të shoqërisë ruse, me theks të fortë drejt Lindjes dhe një rënie të mbështetjes apo afrimit me Perëndimin.

4 Komente

  1. U
    Urrejtesi profesionist

    Po ,pa tjeter, sondazhet ne Rusi jane si votimet, shume "trasparente " . Sondaxhiu e di me perpara rezultatin e sondazhit, me kujton pak ate barcaleten qe tregoi Rama per ngushellimet e Putin familjes se Prigozhin , nderkohe avioni nuk ishte nisur akoma....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      Ate barcaleten ja shkruajti Endri Fuga liderit global, sa per informacion.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

      Nuk shoh ndonjë çudi. Kanë 300 vjet që luftohen. Janë armiq si çdo fuqi imperialiste dhe kolonialiste. Luftojnë për dominimin e zonave të influencës, oqeaneve, lëndëve të para, burimeve energjitike, korridoreve tregtarë etj, etj. Por armiqtë më të mëdhenj të Rusisë janë Ukraina dhe Greqia. E para është pjesë e kulturës dhe egzistencës ruse. E dyta është një vend i sajuar nga Europa dhe Rusia në shek e 18. Deri në këtë shekull banorët e " Greqisë" nuk e dinin se ishin grekë. Europa për hesape të tjera dhe Rusia për hesape të sajat sajuan shtetin dhe kombin grek në një nga makinacionet më antihistorike. Shkaku për të cilin Rusia mbështeti sajimin e Greqisë ishte ortodoksia . Dhe sot kisha greke bashkë me Patriarkanën e Stambollit, të vëna në funksion të Perëndimit, tradhëtuan Rusinë dhe sajuan autoqefalinë e Ukrainës. Një sakrilegj i tmerrshëm që Patriarkana dhe Greqia i bëjn kishës më të madhe ortodokse të botës. Një prostitucion dhe inçest i pa precedentë. Ndërkohë që " vëllezërit" orthodhoksë grekë bashkëpunojnë ushtarakisht dhe politikisht për shpërbërjen e Federatës Ruse. Edhe kur vëllezërit e gjakut dhe religjionit po e qijnë në bythë Rusinë ditën me diell, për llogari të padronëve që kanë zgjedhur, nuk e kuptoj armiqësinë e Rusisë me Shqipërinë, që as i detyrohet asgjë për çështje gjaku, feje dhe kulture, por as nuk i ka borxh Rusisë në atë që bëri dhe bën përditë kundër Kosovës dhe gjakut te derdhur të shqiptarëve nga Millosheviçi. Gjithësesi Donbasi dhe të gjitha krahinat ruse të Ukrainës, që pësuan masakra në një luftë shumë vjeçare nën regjimin ukrainas, kanë të njejtën të drejtë si Kosova të jenë të pavarura. Ashtu si Kosova e lanë me gjak pavarsinë e tyre. Populli shqiptar nuk ka qenë kurrë armik i popullit rus, vetëm kur këta kanë degraduar të kenë qeveri jo me vizion global dhe mentalitet superfuqie, po me aq tru sa hajvanët serbë.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tom

        Bravo Janina. Respekt.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje