“Atij i pëlqente frika në sytë tanë”, viktimat e abuzimit të Epstein rrëfejnë për BBC tmerrin e përjetuar: Nuk dinim çfarë të bënim

25 Mars 2026, 13:25Bota TEMA
“Atij i pëlqente frika në sytë tanë”, viktimat e

Vajzat e abuzuara seksualisht nga Jeffrey Epstein kanë rrëfyer për herë të parë tmerrin e pëjetuar në një intervistë të gjatë për BBC Newsnight, duke përshkruar frikën, manipulimin dhe traumën që, sipas tyre i shoqëron edhe sot.

Në qendër të rrëfimit është Joanna Harrison, e cila vendosi të flasë publikisht pasi identiteti i saj u zbulua pa dashje në dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Ajo tha se për vite me radhë kishte jetuar me turp dhe heshtje, por ndjeu se tashmë “duhej të merrte frymë” duke treguar historinë e saj.

Harrison rrëfeu se u takua me Epstein në Florida në moshën 18-vjeçare dhe se gjithçka nisi me një kërkesë për masazh, përpara se situata të përshkallëzohej në abuzim seksual dhe më pas përdhunim.

Ajo shtoi se nuk është e sigurt nëse ajo dhe viktimat e tjera do të marrin ndonjëherë drejtësi, pasi Epstein vdiq në vitin 2019.

Në intervistë, pesë të mbijetuar u mblodhën për herë të parë në të njëjtën dhomë, duke ndarë histori të ngjashme të manipulimit dhe frikës. Ata përshkruan gjithashtu përvojat në pronat e Epstein, përfshirë ishullin privat Little St James dhe fermën e tij në New Mexico, të cilat i cilësuan si vende “të errëta” dhe “të çuditshme”.

Chauntae Davies tregoi se ishte përdhunuar në ishullin privat të Epstein dhe ndau foto të papublikuara më parë nga udhëtimet me avionin e tij privat.

Në këto udhëtime ishin të pranishëm edhe Ghislaine Maxwell, Kevin Spacey dhe Bill Clinton, të cilët, sipas saj, ishin pjesë e një grupi të fuqishëm figurash publike që shoqëroheshin me Epstein. Ajo theksoi se këto udhëtime, ndonëse në dukje të zakonshme, ishin të “njollosura” nga ajo që ndodhte pas dyerve të mbyllura.

Të mbijetuarat shprehën bindjen se disa nga figurat me ndikim në rrethin e Epstein mund të kenë qenë në dijeni të abuzimeve, megjithëse nuk ka prova publike që i implikojnë ata në shkelje. Disa akuza të tjera të rrëfyera në intervistë lidhen me Andrew Mountbatten-Windsor, i cili i ka mohuar vazhdimisht pretendimet ndaj tij.

Në një tjetër pjesë të intervistës, të mbijetuarit përshkruan ndikimin afatgjatë të traumës. Disa prej tyre thanë se u takuan me Epstein që në moshën 14-vjeçare dhe se përvoja ka ndikuar thellë në mënyrën si e perceptojnë jetën dhe marrëdhëniet.

Lisa Phillips tha se Epstein dukej se kënaqej nga frika e viktimave të tij. “Atij i pëlqente që ne ishim të ngrirë dhe të frikësuar dhe nuk dinim çfarë të bënim,” tha ajo.

Ndërkohë, rrethanat e vdekjes së Epstein mbeten subjekt diskutimi për disa prej të mbijetuarve, të cilët shprehën dyshime mbi versionin zyrtar të vetëvrasjes në burg në New York City.

Intervista hedh dritë mbi përmasat e traumës së përjetuar nga viktimat dhe nënvizon sfidat për arritjen e drejtësisë në një nga skandalet më të mëdha të abuzimit seksual në SHBA.

 

6 Komente

  1. Çdo gjē ka njē fillim dhe njē fund

    Viktimat e predatorit pedokriminel Epstein, kan qēnē tē shtēpis sē fēmijēs dhe persona me sēmundje tē pashērueshme, ndaj ēshtē toleruar dhe tejzgjatur eksperienca tijē.Ka patur anē pozitive me disa investime, gjē qē ja mbuluar thelbin e problemit.Kur u ekzekutua nē qeli, morri fund skema tijē gjithēpērfshirēse.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk duhet komentuar me ! se te vrasin

      Mbase njerez te Interesuar ne kupolen e Udheheqjes ne Bote i lejojne vete keto ngjarje te zhvillohen ! dhe me vone per te goditur njerez Indivite simbas Interesave te tyre dhe nje Turbullim te mendjeve te njerezimit ne Bote , shpelarja e Truve me Histori dhe ngjarje nga me te ndryshme, qe shpeshe na i sjellin ne jeten e perditshme..... Largojne largepamesine e njerezimit qe duhan te ecin perpara per zhvillimin e njerezve kudo ne Bote...ky ne Foto qe eshte pritur dhe pritte kudo ne Bote si nje nga njerezit me te mire per njerezimin, dhe qe ka kontribuar aqe shume kudo per te ndimuar njerezit e shtypur si Komb.... Ketu na dele ne foto ! Turp Turp Turp..

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk duhet komentuar me ! se te vrasin

        Mbase njerez te Interesuar ne kupolen e Udheheqjes ne Bote i lejojne vete keto ngjarje te zhvillohen ! dhe me vone per te goditur njerez Indivite simbas Interesave te tyre dhe nje Turbullim te mendjeve te njerezimit ne Bote , shpelarja e Truve me Histori dhe ngjarje nga me te ndryshme, qe shpeshe na i sjellin ne jeten e perditshme..... Largojne largepamesine e njerezimit qe duhan te ecin perpara per zhvillimin e njerezve kudo ne Bote...ky ne Foto qe eshte pritur dhe pritte kudo ne Bote si nje nga njerezit me te mire per njerezimin, dhe qe ka kontribuar aqe shume kudo per te ndimuar njerezit e shtypur si Komb.... Ketu na dele ne foto ! Turp Turp Turp..

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ??!!

          Këtijë burrit në foto duhet ngritur edhe një bust në mes Tiranës, se na "çliroi" Kosovën, duke hedhur mbi 200t. bomba me uranium të varfëruar...! Bushit ja kemi ngritur, se na futi në NATO, pa çka se shumë shtete në botë e trajton si kriminal lufte për kasapanën qe bëri në Irak...!! Trampit po se po, se jemi nga të parët që përqafuam bordin e "paqes"...!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turi

            Kush eshte ky ne foto Trumpi?

            Përgjigjjuni
            1. ,
              ,,,,,,,,,,,,

              Pedofili Clinton eshte o Turi

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje