Në një deklaratë televizive që po qarkullon në qarqet politike amerikane, ish-CEO i kompanisë Overstock, njëkohësisht një ndër bashkëpunëtorët e Presidentit Trump, Patrick Byrne, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-Drejtuesit të Inteligjencës Kombëtare (DNI), Rick Grenell, dhe ndaj Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
Duke folur në emisionin “Absolute With E” të gazetares Emerald Robinson, Byrne tha se “Rick Grenell është i komprometuar dhe po shantazhohet”, duke shtuar se ka marrë të njëjtën informacion nga “dy burime të pavarura në Evropë”.
Sipas Byrne, i cili është bërë një figurë e njohur në qarqet konservatore amerikane për teoritë e tij rreth manipulimeve zgjedhore, Grenell po përpiqet të “mbulojë ndërhyrjen e Venezuelës” në zgjedhjet amerikane.
“CIA e ka ditur këtë që prej vitit 2009,” – tha Byrne. – “Ata kanë bërë marrëveshje me Venezuelën, kanë bllokuar raportet dhe tani po rishkruajnë historinë.”
Byrne pretendon se komuniteti i inteligjencës amerikane po pengon në mënyrë aktive dëshminë e një sinjalizuesi (whistleblower) që lidhet me rastin e Tina Peters, ish-zyrtare zgjedhore në Kolorado e akuzuar për ndërhyrje në sistemet e votimit. Ai e lidh këtë me qëndrimin ushtarak të ish-presidentit Donald Trump ndaj Venezuelës dhe pretendimet për teknologji zgjedhore të zhvilluar “nga Kina dhe Venezuela, me përfshirjen e CIA-s.”
Grenell nuk eshte vetem i korruptuar, por ai eshte edhe bythe-qire, eshte martuar dhe ka marre per burre nje plehre tjeter si vetja e tij ai e quan veten mami.
bëhet fjalë per të njëjetin grenell që vente e vinte në shqipëri edhe kur nuk kishte asnjë detyrë shtetrore??