BE drejt zgjerimit të misionit “Aspides”, Kallas: Për sigurinë në Hormuz duhen më shumë anije evropiane

29 Maj 2026, 08:20Bota TEMA
BE drejt zgjerimit të misionit “Aspides”, Kallas: Për

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se sigurimi i lirisë së navigacionit në Ngushticën e Hormuzit pas përfundimit të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit do të kërkojë më shumë anije.

Sipas Kallas, do të nevojiten më shumë anije evropiane dhe zgjerimi i misionit aktual naval të BE-së. Misioni i BE-së në Detin e Kuq, i quajtur ‘Aspides’, aktualisht ka tre anije që mbrojnë transportin detar nga sulmet e rebelëve Houthi në Jemen.

Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të bllokut, Kallas tha se planet operative të ‘Aspides’ mund të ndryshohen në varësi të nevojave shtesë, si anije speciale për pastrimin e minave.

Por kryesisht ka nevojë për më shumë anije,” theksoi ajo, duke shtuar se një anije shtesë do t’i bashkohet operacionit Aspides, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Më herët gjatë këtij viti, Bashkimi Evropian e zgjati mandatin e misionit Aspides deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm, duke shtuar edhe 15 milionë euro fonde shtesë.

2 Komente

  1. I
    Igor

    Oj Dele analfabete Irani nuk te erdhi ne Bruksel por yi don qe Brukseli te shkon atje pra Irani ka te drejten per ta mbrojtur vendin me gjith cka kan Evropa dhe Nato jan Idiot kur thuan kush e shkel teritorin e Natos te gjith dota mbrojn kjo vlen edhe per Iranin kur ja shkelin teritorin duhet ta mbroj pra largohuni nga kjo ideollogji Fashiste qe mendoni vetem per interesat e juaj.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ariu

      O pika po shko ti moj KALLAS me flamurin e BE.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje