BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

10 Korrik 2025, 14:56Bota TEMA
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në

Bashkimi Evropian ka arritur të enjten marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen e Gazës në ndihma, çka nënkupton se më shumë kamionë mund të hyjnë atje si dhe të hapen pika tjera kalimi, ka thënë kryediplomatja e bllokut evropian, Kaja Kallas.

“Sot, ne kemi arritur marrëveshje me Izraelin për të zgjeruar qasjen në ndihmë humanitare në Gazë”, ka shkruar Kallas përmes një postimi në X – dikur Twitter.

“Marrëveshja nënkupton më shumë pikëkalime, ndihma dhe kamionë me ndihma në Gazë, për riparim të infrastrukturës vitale dhe mbrojtje të punëtorëve të ndihmës. Ne llogarisim në Izraelin për ta zbatuar çdo masë për të cilën jemi pajtuar”, ka shkruar mes tjerash Kallas.

Dy milionë banorët e Gazës janë duke u përballur me kushte të rënda humanitare pasi Izraeli ka kufizuar hyrjen e ndihmave teksa e lufton Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Përmes një komunikate, Kallas ka thënë se masat “do të zbatohen në ditët në vijim, me idenë që ndihma duhet t’i dorëzohet direkt popullit”.

Ajo ka thënë se në mesin e masave përfshihet "rritja e numrit të kamionëve me ndihmë ushqimore dhe joushqimore në Gazë, hapja e më shumë pikave të kalimit, përfshirë rihapjen e rrugëve prej Jordanisë dhe Egjiptit”.

Ky njoftim ka ardhur teksa Izraeli dhe Hamasi vazhdojnë t’i diskutojnë hollësitë e një armëpushimi të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës.

BE-ja ka qenë duke shqyrtuar mundësinë e marrjes së masave kundër Izraelit, duke thënë se ai ka shkelur pakte mes dy palëve përmes veprimeve në Gazë.

Megjithatë, blloku prej 27-anëtarësh ka pasur vështirësi në gjetjen e konsensusit për shkak të mbështetjes së madhe të disa vendeve për Izraelin dhe disa tjerave për palestinezët.

Lufta në Gazë ka nisur pasi militantët e Hamasit i kanë sulmuar komunitetet në kufirin izraelit më 7 tetor 2023, çka ka çuar në vdekjen e 1.219 njerëzve, kryesisht civilë.

Si pasojë e veprimeve hakmarrëse të Izraelit janë vrarë të paktën 57.680 palestinezë në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./REL

3 Komente

  1. v
    vërrëçpuesi

    per cfare duhen ndihmat kur njerzia po firon ne Gaza ?

    Përgjigjjuni
    1. u
      u dhime duke qesh

      Kur Britania kunder-sulmoi Gjermanine naziste, gjate Luftes se II Boterore, a s'me thua, i dergonte edhe ndihma ushqimore gjermaneve? Pra luftonte nazistet dhe u dergonte gjermaneve sanduic me majoneze!!!! Njerezit si puna jote jane vertete te trashe nga trute e kokes!

      Përgjigjjuni
      1. q
        qe te kuptosh

        Jevgjitet e Gazes jane 2 milion banore o bythcpuar! ne 2 vjet luftime, jane vrare 50 mije vete, prej te cileve gjysma jane terroriste te armatosur te Hamas-it, te tjeret jane pasoje e llogjikshme e luftimeve ne zona te banuara, aty ku fshihen Hamhamhamasitet, pas femijeve dhe fustaneve te grave. Jevgjitet e Gazes per 10 vjitet e kaluara, nga 1 milion jane bere 2 milion banore, e ti thua "po firon" magjyperia ne Gaza. O psikopat, a i ke trute ne vend!?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje