Berlini hedh sytë nga dronët e Erdogan, për të forcuar mbrojtjen pas agresionit rus

6 Nëntor 2025, 11:48Bota TEMA
Berlini hedh sytë nga dronët e Erdogan, për të forcuar

Një zyrtar i lartë ushtarak gjerman ka deklaruar se Gjermania duhet të blejë dronë nga Turqia, teksa Berlini synon të forcojë kapacitetet e veta mbrojtëse pas pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas raportimeve të Deutsche Welle (DW), bashkëpunimi me Ankaranë shihet si një mundësi strategjike që mund të sjellë përfitime për të dyja palët – duke përfshirë prodhimin e përbashkët dhe bashkëpunimin teknologjik në industrinë e mbrojtjes.

Ekspertët gjermanë theksojnë se Turqia është tashmë një nga prodhuesit më të avancuar të dronëve luftarakë në botë, me sukseset e saj të dëshmuara në disa zona konfliktesh, nga Kaukazi në Lindjen e Mesme.

Për Berlinin, bashkëpunimi me Ankaranë do të përfaqësonte një alternativë më të shpejtë dhe më të leverdishme sesa zhvillimi i programeve të reja të brendshme që kërkojnë vite dhe buxhete të mëdha.

Kjo ide vjen në një kohë kur Gjermania po përpiqet të përmbushë objektivat e saj të modernizimit ushtarak pas agresionit rus në Ukrainë dhe presionit për të rritur kapacitetet e mbrojtjes së NATO-s.

Në anën tjetër, për Turqinë, një marrëveshje e tillë do të përforconte rolin e saj si furnizues i rëndësishëm ushtarak brenda Aleancës dhe do të rrite ndikimin e saj ekonomik e teknologjik në tregun evropian të armëve.

1 Komente

  1. j
    jk;l

    Si ka mundesi qe Gjermania blen drone tek otomanet ? Gjarperinjte Islamike ? Terroristet ? Jevgjit ? etj , etj . Nuk i lexon komentet e patrioteve shqiptare ky ? te rraces se bardhe me te paster ne ballkan ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema