Biden: Përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia është një kërcënim 'real’

20 Qershor 2023, 09:55Bota TEMA

Biden: Përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia

"Përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia është një kërcënim real". Kështu deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden disa ditë pasi Moska njoftoi vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.


Gjatë një vizite në Palo Alto, në Kaliforni, presidenti amerikan e përkufizoi iniciativën e Rusisë si "absolutisht të papërgjegjshme".

"Gjatë vizitës sime të fundit këtu, rreth dy vjet më parë, thashë se kisha frikë nga tharja e lumit Kolorado dhe të gjithë më mendonin sikur të isha i çmendur”, tha Biden. “Ata më shikonin si kur thashë se kisha frikë (Presidenti rus, Vladimir) Putin mund të përdorte armë taktike bërthamore. Është (një rrezik) real”, tha Biden.


Shpërthimet tronditën qytetin dhe rajonin e Kievit gjatë natës. Administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas ka njoftuar se është aktivizuar mbrojtja ajrore. Shpërthime u raportuan gjithashtu në rajonet Cherkasy, Vinnitsa dhe Khmelnytskyi. 

2 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Mos ja vini re, se eshte i papergjegjshem! E nisi me tharjen e lumit, nga qe nuk eshte budalla dhe perfundoi se s'ka frike nga reziku real i perdorimit real te armevet taktike berthamore nga Putini

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bido vllai - zoti te ruajte mendjen e kokes

      Bidoooo...E more ne qafe Evropin. E lidhe pas vetes ne lufte dhe e fute ne krize. E more ne qafe Ukrainen, me mijra te vrare cdo dite. Nashti do te marrç ne qafe gjithe boten?? me keto budallalleqe qe thua??? PAs meje le te shuhen te gjithe ? Kjo eshte taktika jote ? Njesh me Sali Babasqapin ? Ik atje ne Senat dhe pergjigju per ato 5 miline dollaret qe ke marre me korrupsion. Ti ke marre plot te tjera, po per keto je kapur...FBI nuk te ndihmon dot pa fund.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje