Bilanci i luftës, Pentagoni konfirmon: 140 të plagosur në radhët e ushtrisë amerikane, 108 prej tyre janë rikthyer në detyrë pas marrjes së kujdesit mjekësor

10 Mars 2026, 21:40Bota TEMA
Bilanci i luftës, Pentagoni konfirmon: 140 të plagosur në

Rreth 140 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luftën me Iranin, sipas informacionit të raportuar nga agjencia e lajmeve Reuters dhe të konfirmuar nga Pentagoni.

Pentagoni e konfirmoi raportin, duke vënë në dukje se lëndimet kanë ndodhur gjatë operacioneve dhe përplasjeve që po zhvillohen në vijën e parë të konfliktit. Sipas të njëjtit informacion, shumica dërrmuese e lëndimeve karakterizohen si të lehta, ndërsa 108 ushtarë janë rikthyer tashmë në detyrë pasi kanë marrë kujdes mjekësor.

Numri i të plagosurve nuk ishte raportuar më parë dhe duket dukshëm më i lartë se raporti zyrtar që Pentagoni kishte bërë publik fillimisht.

Konkretisht, njoftimet fillestare flisnin për 8 ushtarë amerikanë të plagosur rëndë, pa përfshirë lëndimet më të vogla.

1 Komente

  1. .
    ..

    Gojet e liga thone qe jane 486 amerikane te vrare deri tani

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje