Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”

13 Janar 2026, 19:40Bota TEMA
Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në

Bill dhe Hillary Clinton refuzuan këtë të martë, më 13 janar, të dëshmojnë në një hetim të Kongresit amerikan të udhëhequr nga republikanët mbi financierin e ndjerë dhe të dënuarin për abuzim seksual Jeffrey Epstein, duke thënë se ky ishte një ushtrim partiak.

“Çdo person duhet të vendosë kur ka parë ose përjetuar mjaftueshëm dhe është gati të luftojë për këtë vend, parimet e tij dhe njerëzit e tij, pavarësisht pasojave,”, thuhet në një letër që çifti Clinton i kishte drejtuar përfaqësuesit republikan James Comer, i cili kryeson Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve. “Për ne, tani është ai moment.”


Siç shkruan Reuters, Comer ka kërcënuar se do t’i shpallë të dy në mospërfillje të Kongresit nëse nuk paraqiten para komitetit, gjë që mund të çojë potencialisht në akuza penale.

Në letrën e shpërndarë në rrjetet sociale nga Hillary Clinton, ata thanë se kishin tentuar të jepnin “pak informacion” që kishin për të ndihmuar hetimin dhe akuzuan republikanin Comer se po e zhvendoste fokusin nga dështimet e administratës Trump.


“E kemi bërë këtë sepse krimet e zotit Epstein ishin të tmerrshme. Nëse qeveria nuk ka bërë gjithçka që mundej për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto krime, për çfarëdo arsye, ky duhet të ishte fokusi i punës suaj… Nuk ka asnjë provë që ju po e bëni këtë,” shkruan ata.

“Nuk ka asnjë shpjegim të besueshëm për atë që po bëni, përveç politikës partiake,” shtuan ata, duke theksuar se në fakt e presin që Comer të udhëzojë komitetin t’i shpallë në mospërfillje të Kongresit.


Administrata e presidentit Donald Trump, nën presionin e bazës politike të Trump, ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve të publikojë dosjet e lidhura me hetimet penale mbi Epstein, i cili dikur ishte mik si me Trump ashtu edhe me çiftin Clinton, në përputhje me një ligj transparence të miratuar nga Kongresi.

 

2 Komente

  1. T
    Toni

    Vete roja i sigurise se Billit kur u pyet deklaroi se gjate sherbimit tlndaj presidenit ai kishte kryer me shume rolin e tutorit te prostitutave sesa ate te bodigardit! Te gjithe dine cdo gje nga e kaluara

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      kongresi duhet të thërrasë tët ëmë e jo klinton a bodigardët e tij!!ajo i ka faktet në dorë,për ato të gojës nuk bëhet fjalë!i ka tretur me kohë!!shkoni mor trapistë të tredhur në tru!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje