Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës po hyjnë në një fazë të re, teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se pret “edhe më shumë progres” drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Gjatë takimit me delegacionin ukrainas në Florida, Rubio theksoi se synimi nuk është vetëm ndalja e luftimeve, por garantimi i një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë për Ukrainën, shkruan A2 CNN.
“Qëllimi final nuk është thjesht përfundimi i luftës; sigurisht, kjo është thelbësore dhe qendrore. Ne duam të shohim fundin e vrasjeve, të viktimave dhe vuajtjeve, dhe jam i sigurt që edhe pala ukrainase e dëshiron këtë. Ata duan paqe. Por bëhet fjalë gjithashtu për t’i dhënë fund luftës në një mënyrë që e lë Ukrainën sovrane dhe të pavarur, me mundësi për mirëqenie të vërtetë”, tha mes të tjerash Rubio.
Drejtori i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, shprehu mirënjohjen ndaj SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se bisedimet fokusohen në sigurinë dhe të ardhmen e vendit.
“Jemi mirënjohës ndaj super-ekipit të Presidentit Trump që po na mbështet. Ne po diskutojmë për të ardhmen e Ukrainës, sigurinë e Ukrainës dhe parandalimin e çdo agresioni të përsëritur kundër saj. Për mirëqenien e Ukrainës, për mënyrën se si do ta rindërtojmë vendin. Dhe jemi mirënjohës për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe ekipit të tyre për ndihmën që na kanë dhënë. SHBA po na dëgjon; SHBA po na mbështet; SHBA po ecën krah nesh”, tha mes të tjerash Umerov.
Delegacionet amerikane dhe ukrainase u ulën në tryezë për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt një marrëveshjeje që synon të sigurojë sovranitetin, pavarësinë dhe prosperitetin afatgjatë të Ukrainës. (A2 Televizion)
Po mirë ështe të bëhet paqe.URRA.Po themi i lumte Trampit.Por dardha e ka bishtin mbrapa themi ne shqiptarët.E para nuk do k....plakë qe quhet Europë a thua se ruset nuk janë europianë???!!!.E dyta po sikur te fitoj pas 3 vjetesh krahu tjeter në Usa?E treta Europa nuk merr parasysh aleancat e Rusisë?Synimi i Europes eshte militarizimi deri ne dhëmbë kjo mendoj une ndodh qe lider shipi te dali Gjermania dhe them ajo nuk e ka kaperdire humbjen Ruse dhe do te deshironte hakmarrjen.Por a do rrijë duar kryq Rusia?Them qe jo.Atehere do kthehemi perseri nga e para në mos më keq.
Ti po që i ke kapur të gjitha. Kujdes se mos të rrëshqet ndonjë.
Po ai kari , dhenderi i Trumpit cpune ka atje ?? Perse duhet te jet ai atje ?? Si neperke eshte plera , gati te behet armepushim pa ju kercitur bytha se kush demtohet , kush fiton luften ….mjafton te fitoje miliarda nga biznesi qe do lulezoj pas luftes ….kemi dhe ne nje hu gardhi ne kembe , ky trangulli yne , perandori yn qe mezi e kemi e i dha Sazanin …..ja kerkoj Berluskoni Nanos dhe nuk ja dhan ….miqte tane te ngushte nuk jan italianet ?? E tja jepnin …po JO , ja dhane ketij fyellit qe tere jeten ka shkelur mbi kufoma ….djali i babait qe po ngateron nje France te tere duke futur turinjte e qelbura ne punet e saj te brendeshme ….une se kuptoj se ckerkon ky debili ne tavolinen e bisedimeve ? Lidhja ka ai me bisedimet ?? Perse u bejne kaq presion te madh ukrainasve ?? Larg duart nga Ukraina qelbsa