Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili po përballet me një gjyq të gjatë për korrupsion, i paraqiti një kërkesë zyrtare presidentit të vendit për ta falur atë.
Në një deklaratë Netanyahu, i vetmi kryeministër në detyrë në historinë e Izraelit që del në gjyq, tha se çështja e kishte ndarë vendin dhe një falje do ndihmonte në rivendosjen e unitetit kombëtar.
Zyra e Presidentit Isaac Herzog iu përgjigj se ishte një kërkesë e jashtëzakonshme që mbart implikime të rëndësishme dhe se do e shqyrtojë pasi të marrë të gjitha mendimet përkatëse.
Letra drejtuar presidentit Isaac Herzog u depozitua të enjten dhe u bë publike të dielën. Në të, Netanyahu thotë se gjyqi i tij është shndërruar në “qendër të një polemike të ashpër” dhe se mban “përgjegjësi të gjerë publike”, për shkak të ndikimit të çështjes në vend.
Ai thekson se personalisht është i interesuar të provojë pafajësinë në gjykatë, por sipas tij “interesi publik kërkon të veprohet ndryshe”. Kërkesa nuk përmban asnjë pranim faji dhe as ndonjë angazhim për të ardhmen e tij politike, ndërkohë që Netanyahu ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit publik.
Kërkesa e Netanyahut vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i dërgoi një letër presidentit Herzog duke i kërkuar atij që ta falte plotësisht.
Netanyahu është përballur me tre akuza korrupsioni në vitin 2019, ndër të cilat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Ai i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.
Demokracia ne Izrael mund te bjere nese Herzog fal Netanjahun! Percarja e popullit do te thellohet. Por nuk ka ndonje te keqe fatale nese Izraeli replikon sistemin e Arabise Saudite duke u shndruar ne mbreteri te Netanjahut.
I hengsh MUTIN shtetit te Izraelit dhe demokracise se atij vendi! Shiko tet'eme se mos ka shkuar eskorte e sheikeve ne Arabine Saudite, ate bej ti...
Netanjahu...Kryeministri Kriminel duhet te Denohet......jo vetem per Korrupsjon..por ehe per Gjenocidin ne Gaza...
Ti s'di cdo te thote fjala gjenocid, o katunar i pashkolle uahahahahaaaaaaaaaaaa
Netanjahu eshte thjesht udheheqesi i Izraelit ne kete cast. Mund te ishte dikush tjeter, ose neser pasneser do jete dikush tjeter. Ai PO BEN DETYREN qe i ka ngarkuar atdheu dhe populli i vet, te mbroje shtetin dhe popullin hebre dhe te zhduke terroristet ne Gaza. Nese Izraeli dhe Netanjhu do deshte te zhdukte popullsien gaziane, do mjaftonte vetem nje bombardim i pergjithshem mbi popullsine dhe popullsia e Gazes nuk do ekzistonte me. Por ja qe gazianet jane aty, ka natyrisht te vrare se eshte LUFTE nuk eshte piknik me kallash, po numri qe thote Hamas (60 mije) eshte minimal per nje lufte brenda qendrave te banuar, per dy vite me rradhe. E me shume se gjysma te pakten jane militante te Hamas (thote IDF). Ne Siri brenda 2 vitesh te luftes civile u vrane 500 mije njerez, po askujt si plas. Cudi apo jo!?