Ditëlindja kthehet në tragjedi, 4 persona të vrarë dhe rreth 14 të tjerë të plagosur në Kaliforni

30 Nëntor 2025, 09:41Bota TEMA
Ditëlindja kthehet në tragjedi, 4 persona të vrarë dhe rreth

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kaliforni ku të paktën 4 persona kanë vdekur e 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri.

Sipas mediave ndërkombëtare, të shtënat ndodhën gjatë një organizimi ditëlindjeje në një restorant në Stockton.

Autoritetet kanë arritur të identifikojnë një person si të dyshuar për ngjarjen ndërsa mendohet se sulmi ka qenë i organizuar. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa gjendja e të plagosurve ende nuk është bërë e ditur. 

 

Lini një Përgjigje